e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ibra Materazzi falendero Zidane

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ibra Materazzi falendero Zidane
Pas akuzave të Marco Materazzi-t, ish-mbrojtës i Interit, i cili kishte thënë se suedezi kritikon gjithmonë shokët e skuadrës, ka ardhur edhe përgjigja e Zlatan Ibrahimovich.

“Mendoj se Materazzi duhet të jetë mëse i lumtur, sepse falë Zidane u bë shumë i famshëm, - ka deklaruar Ibra. - Madje duhet ta falënderojë Zidane, sepse nëse është bërë kaq i famshëm, nuk është ngaqë fitoi Kupën e Botës, apo se ka luajtur tek Inter, por falë Zizu-së”, tha ai.

Në veçanti, duke folur për goditjen e famshme me kokë gjatë finales Itali-Francë në Botërorin e 2006-s, ylli i Paris Saint Germain tha se “mund të ndodhë, edhe unë kam bërë shumë gabime të çmendura në fushë”.

“E gjithë bota - vazhdoi ai, - e njeh mirë Zidane. Kur luante, ishte futbollisti më i mirë në botë. Për ta ndalur, nuk mund të përdorje teknikat e futbollit, duhej ta provokoje, jam i sigurt se është provokuar. Për një moment humbi kontrollin dhe bëri atë që dimë të gjithë”.