e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ibra: Krenar qe udheheq kombetaren si kapiten

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ibra: Krenar qe udheheq kombetaren si kapiten
Zlatan Ibrahimoviç ka shprehur gjithë krenarinë e tij që do e udhëheqë përfaqësuesen suedeze në debutimin në Evropian duke mbajtur fashën e kapitenit. Skuadra e tij do të ndeshet me Ukrainën ditën e nesërme: “Jam shumë krenar që do të provoj këtë eksperiencë të re. Do të jem kapiten i kombëtares sime.

Nuk besoj se ka gjë më të bukur se kjo. Gjithsesi është një përgjegjësi shumë e madhe që të udhëheqësh skuadrën në drejtimin që ti do, – thekson sulmuesi i Milanit. – Ukraina? Besoj se në Grupin D të gjitha ekipet janë të të njëjtit nivel, ndaj nuk i nënvlerësoj për asnjë arsye rivalët tanë. Duhet të luajmë me zgjuarsi, nëse duam të fitojmë”.