IFFHS: Reali i Madridit, klubi me i mire ne bote per 2014-en
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll ka renditur Realin e Madridit në krye të listës së klubi më i mirë për vitin 2014. Ky sukses i radhës i madrilenëve vjen pasi ata kanë fituar Kupën e Mbretit, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. Pas Realit, vjen Bajerni i Mynihut, Atletiko Madridi dhe Barcelona megjithëse sezonin e shkuar nuk mori asnjë trofe.
Klubi më i titulluar në Spanjë ka grumbulluar në total 381 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga Bajerni që ka 276 pikë, më pas vijnë Atletiko dhe Barcelona respektivisht me 267 dhe 251 pikë. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që klubi më i mirë në botë të grumbullonte kaq shumë pikë me një diferencë kaq të madhe me vendin e dytë. 10-shja më e mirë kompletohet me klubin kolumbian Atletiko Nacional, Juventus, Arsenal, Napoli, River Plate dhe Salzburg. Bie në sy fakti që disa klube të mëdha europiane kanë humbur shumë pozicione në këtë klasifikim, si Mançester Siti që ka rënë në të 32, Interi në të 56 ndërsa Mançester Junajtid dhe Milani mbajnë përkatësisht vendin e 128 dhe të 159.