e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'I zhgenjyer nga pretenca, por besoj te drejtesia'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'I zhgenjyer nga pretenca, por besoj te drejtesia'
Një ditë pas pretencës së dhënë nga prokuroria për cështjen e video përgjimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur i zhgënjyer, por ka theksuar se vazhdon të besojë te drejtësia. Duke komentuar nga Shkodra zhvillimin më të fundit lidhur me gjyqin në të cilin akuzohet për korrupsion dhe favorizim në dhënin e koncesioneve, Meta ka theksuar se ka rezervat e tij ndaj prokurorisë.

“Unë jam për zbatimin e shtetit ligjor. Do vijoj të mbetem qytetar i përgjegjshëm”- ka thënë Meta.

Sipas tij, prokuroria ka deshmuar se eshte e kapur nga politika, nderkohe qe ka sugjeruar qe ajo duhet te paraqese prova konkrete e te mos beje show. Dje prokuroria kerkoi denimin me dy vjet burg per Meten, nje gjobe prej 1 milione lekesh dhe pagesesh e gjithe shpenzimeve gjyqesore. Pretenca u kundershtua nga mbrojtja, qe e cilesoi ate te pabaze, duke kerkuar pushimin e ceshtjes ndaj Metes. Nderkohe qe Gjykata e Larte, shpalli daten 16 janar si diten e dhenies se vendimit per kete ceshtje.