e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Aleksandër Meksi: Do jem pjesë e partisë së Topit. Nanon e hoqën nga pushteti ndërkombëtarët

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleksandër Meksi: Do jem pjesë e partisë së Topit. Nanon e hoqën nga pushteti ndërkombëtarët
Ish- kryeministri Aleksandër Meksi, ka folur për revistën Java për projektin e ri politik të presidentit Bamir Topi. Meksi ka pohuar se do ketë një forcë politike të djathtë me udhëheqës Bamir Topin. Ai ka shtuar se do jetë pjesë e këtij projekti pasi nuk ka ndërruar as flamujt politikë dhe as kredot e tij politike. Meksi ka lënë të kuptohet gjatë intervistës se Fatos Nano u largua në vitin 2005 pas presionit ndërkombëtar, duke shtuar spekulimet se kështu do ndodhë me Berishën në vitin 2013. Por ai shton se Berisha nuk është si Nano dhe ka gati skenaret e tij përballë urdhrave që do marrë.