e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

I shenoi Brazilit, por...i vdes daja nga gezimi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
I shenoi Brazilit, por...i vdes daja nga gezimi

Derlis Gonzalez ishte heroi i Paraguait duke eliminuar Brazilin nga Kupa e Amerikës. Sulmuesi i Bazelit barazoi rezultatin në minutën e 72-të, më pas ndeshja shkoi në shtesë dhe sërish 21-vjeçari ishte i fundit që shënoi në goditjen e penalltive, duke e dërguar kombëtaren e tij në gjysmëfinale të kompeticionit.

Por gëzimi i përjetuar gjatë ndeshjes u shndërrua menjëherë në pikëllim për sulmuesin e ri dhe për familjen e tij.

Manuel Irrazabal, 44-vjecar, daja Derlis Gonzalez, ndërroi jetë nga një sulm në zemër pas emocioneve të suksesit të nipit të tij, në një ndeshje aq të rëndësishme.