e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hyshmeri: Pyesni presidentin pse u largova

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hyshmeri: Pyesni presidentin pse u largova

Renato Hyshmeri nuk do të jetë më pjesë e Bylisit. hyshmeriMesfushori elbasanas është larguar përpara kohe nga ballshiotët dhe shkak duket se janë bërë krisjet me drejtuesit e klubit. Pas lajmit të botuar dje në "Panorama Sport" për largimin e mundshëm të Hyshmerit, gazeta kontaktoi edhe me lojtarin. Ky i fundit konfirmoi gjithçka, por pa dashur të japë sqarime.

"Pyesni presidentin se për çfarë jam larguar nga Bylisi", deklaroi shkurtimisht mesfushori elbasanas.

Ndeshja

Bylisi u dha fund përgatitjeve anti-Kukës dje, me një seancë të larmishme ku nuk munguan as këshillat e shumta nga stafi teknik. Skuadra e drejtuar nga Zildzoviç do të presë sot në "Adush Muça" nënkampionët në fuqi të vendit, në një përballje realisht delikate, për vetë objektivat që kanë të dy klubet. Kjo, për faktin se e shohin si një nga mundësitë për të marrë pikë të vlefshme për mbijetesën dhe do të përpiqen të kthejnë në favor faktorin fushë.

Pritet që tekniku Zildzoviç të hedhë në fushë kontingjentin më të mirë që ka në dispozicion, pasi nga kampi mallakastriot nuk raportohen mungesa, përveç asaj të Renato Hyshmerit, i cili mund të konsiderohet si një lojtar i larguar nga kjo skuadër pas problemeve që ka pasur me drejtuesit. Pritet që boshnjaku t'u besojë pesë lojtarëve që munguan në ndeshjen me Vllazninë para dy javësh për arsye kartonësh, me Frashërin që rikthehet në katërkëndësh.

Nga ana tjetër, Brahja dhe Simiç pritet të jenë dyshja e qendrës në mbrojtje, ndërsa Dukiç me Allën të mbrojnë në krahët e saj. Më pas, për sa i përket repartit të mesit të fushës dhe atij të sulmit, nuk priten ndryshime shumë të mëdha, pasi sipas të gjitha gjasave Zildzoviç ka krijuar një ide të qartë për ata që do të hedhë në fushë.

Kështu, Gava, Bilali dhe Peposhi pritet të jenë në mesin e fush- ës, ndërsa sulmi do të jetë "pronë" e treshes Pepa, Hoxha dhe Izuçuku. Duket sikur boshnjaku nuk ka ndër mend të mbrohet ndaj kuksianëve, por të hedhë në fushë një ekip sulmues, pasi objektivi në këtë ndeshje do të jetë marrja e tri pikëve me çdo kusht në shtëpinë e tyre.