e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hyka shenon ne fitoren e Lucernes, Roshi pak minuta ne Keln-Hanover

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hyka shenon ne fitoren e Lucernes, Roshi pak minuta ne Keln-Hanover
Jahmir Hyka vazhdon të konfirmohet si një nga protagonistët kryesorë të skuadrës së Lucernës në këtë sezon. Mesfushori i talentuar shqiptar ka realizuar dje golin e parë të fitores 3-1 në transfertë ndaj Grand-Lacy, takim i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Zvicrës. Hyka realizoi pas vetëm 3 minutash lojë, duke zhbllokuar shumë shpejt rezultatin e ndeshjes. Dy golat e tjerë të Lucernës mbajnë firmën e Yakin (20’) dhe Fereira (83’). Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Linares (48’). Ndërkohë që në Bundesligën gjermane nuk ka pasur një “derbi shqiptar” Roshi-Lala, ashtu sikurse dëshironim të ndodhte në sfidën mes Këlnit dhe Hanoverit. Talenti shqiptar i Këlnit është aktivizuar nga trajneri Slomka vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, në të 87’, atëherë kur ndeshja ishte fiksuar në rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Ndërkohë që në stolin e Hanoverit qëndronte i ulur veterani Lala, i cili nuk u aktivizua për as edhe një minutë të vetme.