e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Humbi derbin, Daja rrëfen çfarë nuk shkoi me Partizanin: Falje tifozëve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbi derbin, Daja rrëfen çfarë nuk shkoi me Partizanin: Falje tifozëve

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tirana (2-0) në stadiumin "Qemal Stafa", trajneri i Tiranës, Ilir Daja, pranoi gabimet e bardhebluve në këtë sfidë, duke vënë theksin se dy golat u shënuan nga goditjet standarde për të cilët ekipi i tij nuk është ndëshkuar në javët e fundit.

Untitled-19"Ishte një fillim shumë i keq i lojës. Me nga dy goditje standarde pësuam dy golat e parë nga rivënie anësore dhe një korrne, kur ne kemi shumë javë që nuk marrim gol nga goditjet standarde. Fillim i keq. Menduam të ndryshojmë diçka në pjesën e dytë, por dalja me karton të kuq të Bakës na prishi forcën e sulmit, pasi dihet se është golashënuesi jonë",-deklaroi Daja në një prononcim për "Tvsh".

Trajneri u kërkoi ndjesë fitozëve për rezultatin, duke premtuar se bardheblutë do të ringrihen së shpejti. "I kërkojmë falje tifozëve për këtë derbi të humbur. Do gjejmë forca që të kthehemi akoma më fort pas këtij gabimi sot",-tha ai.

Duke folur për mungesat, Daja shtoi se ato ndikuan pas ndryshimit të modulit të lojës. "Për shkak të mungesave kisha vendosur tre lojtarë në qendër që nuk u koordinuan si duhet. Lëshuam në fillimin e lojës, në vend që të ushtronim presing ultraofensiv",-tha Daja pas ndeshjes.