e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Huliganet serbe lene pa nje sy lojtarin e tyre?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Huliganet serbe lene pa nje sy lojtarin e tyre?
Hendbollisti serb Zharko Seshum është dërguar mbrëmë urgjentisht në spital, pasi një fishekzjarr nga tribuna e ka goditur në fytyrë. Raportohet se mjekët po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar njërin sy që e ka në rrezik ta humbë. Serbët tentuan vazhdimisht të sulmojnë lojtarët kroatë gjatë ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale, kurse gjatë ditës së djeshme policia serbe ka ndaluar në kufi dy autobusë me tifozë kroatë që të shkojnë në Beograd për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Serbisë.

Serbia e mundi në gjysmëfinale të Evropianit Kroacinë 26:22 dhe u kualifikua për në finale, ku do të luajë kundër Danimarkës. Mirëpo, ekseset e shumta të tifozëve serbë dhe mungesa e gatishmërisë së policisë për të penguar huliganët, do të duhej t’iu shërbejë si shembull federatave evropiane e botërore të sporteve të ndryshme që të mos i japin Serbisë organizimin e garave të tilla.