e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hoxhallari: Në Ballsh një transfertë delikate për tu fituar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hoxhallari: Në Ballsh një transfertë delikate për tu fituar

Erjon Hoxhallari në një konferencë për shtyp ka folur rreth sfidës së radhës që bardheblutë do të zhvillojnë ndaj Bylisit.erjon hoxhallariMbrojtësi shtatlartë e ka cilësuar të vështirë përballjen në Ballsh ndërsa theksoi që rikthimi i tifozëve do i suportojë për të arritur fitoren.

"Jemi perpara nje ndeshje te rendesishme te cilen do ta luajme per ta fituar. Po e pergatisim me seriozitet maksimal kete takim ku te nevojshme kemi tre piket. Duke mesuar sot se do te na rikthehen tifozet une besoj se do te kemi nje lojtar me shume me vete ne Ballsh. Per ne eshte shume e rendesishme te jemi te gjithe bashke per te kerkuar me te miren dhe realizuar objektivin.

Skuadres kete periudhe i jane rikthyer disa lojtare te rendesishem dhe kjo na jep me teper besim qe do te kalojme me sukses kete transferte. Ne Ballsh kemi fituar ne vitet e fundit si dhe ne ndeshjen e fundit te luajtur atje.

E dime se perballe Tiranes te gjithe duan te japin me te miren dhe kjo do te na e bej me te veshtire. Persa i perket sezonit tim, jam aty ku cdo futbollist enderron te jete. Nuk eshte e thjeshte ta mbash veshur kete fanelle dhe une duhet te punoj te permiresohem. Ka pak rendesi pozicioni ku luaj, jam gjithmone ne sherbim te ekipit".