e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

‘Hoxha’, perkthim leter porosise per Kumbaron

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
‘Hoxha’, perkthim leter porosise per Kumbaron
Nje jave kohe per perkthimin e leter porosise ardhur nga Britania e Madhe për marrjen në pyetje të Ilir Kumbaros. Kete afat ka caktuar sot Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, duke deklaruar shtyrjen e procesit për të pandehurit e rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha.

Kumbaro, ish agjenti i SHIK ëshë njëri prej të pandehurve të procesit gjyqësor, i cili vazhdon të jetë në Britani dhe ende nuk është bërë i mundur ekstradimi i tij. Kërkesat e vazhdueshme për ekstradimin e tij në Shqipëri kanë dështuar për shkak të cështjeve teknike gjatë proceseve gjyqësore. Kumbaro është një nga tre personat e akuzuar për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit në tetor të 1995, në Vain të Lezhës.