e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hoxha harron humbjen dhe premton autokritikë ndaj Tërbunit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hoxha harron humbjen dhe premton autokritikë ndaj Tërbunit

Humbja ndaj Kukësit një javë më parë nuk është pritur mirë te Flamurtari, megjithatë për Yll Hoxhën ajo përballje duhet harruar sa më shpejt.yll hoxha"Ai ishte një takim ku gabuam të gjithë, pasi nuk arritëm të dilnim në lojën tonë. Pavarësisht asaj që ndodhi, ndeshja me Kukësin duhet që të harrohet. Është një takim ku ekipi bëri një paraqitje të dobët, edhe pse ne kishim shkuar atje të mobilizuar që të mos dilnim pa pikë.

Por kjo nuk ndodhi dhe ne zhgënjyem me paraqitjen. Ishim në ditën tonë të errët dhe një ndeshje e tillë nuk duhet të përsëritet më. Është ndër takimet më të dobëta që ne kemi zhvilluar dhe duhet që ta hedhim pas krahëve", është shprehur Hoxha në prononcimin e tij.

Ndeshja

Këtë javë Flamurtari do të presë në shtëpi Tërbunin në një ndeshje ku do të synohet autokritika. "Kundërshtari është shumë i vështirë. Nuk do të thotë asgjë fakti se është në vendin e fundit, përkundrazi, kjo gjë i vështirëson edhe më shumë situatat.

Ndaj, duhet që të tregohemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nuk na falen më gabimet dhe për këtë arsye jemi përgatitur për të bërë më të mirën tonë dhe për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Kjo do të thotë se për ne nuk duhet të ketë asnjë rezultat tjetër përveç fitores", ka vazhduar lojtari, i cili është i bindur se skuadra edhe me mbështetjen e tifozëve nuk do të zhgënjejë në këtë sfidë.

Atmosfera

Të gjithë te Flamurtari janë të përqendruar te takimi i radhës dhe për Hoxhën kjo do të jetë një finale. "Të gjithë jemi të mërzitur për humbjen me Kukësin, por nuk duhet ta mendojmë më. Çdo ndeshje duhet të shihet si finale për ne. I kemi të gjitha kapacitet për të bërë më të mirën, kështu që duhet t'i shfrytëzojmë ato dhe të bëjmë maksimumin tonë. Nëse bëjmë këtë dhe të jemi me këmbë në tonë, gjërat do të ecin mirë", ka përfunduar Hoxha.

Përgatiti: E.Sika