'Horror' te Dinamo, braziliani De Paula le pa ndjenja Hamzain
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një skenë e denjë për filma “horror”. Një zënkë e çastit në stërvitje, ndërmjet sulmuesit brazilian Nilton De Paula Pereira dhe Romeo Hamzait, për pak përfundoi në një tragjedi të vërtetë. Ka mjaftuar një goditje e Pereiras në qafën e Hamzait që ky i fundit të përfundonte në tokë pa ndjenja dhe është shoqëruar menjëherë në spital. Goditja ka qenë e fortë, për më tepër që braziliani më parë ka ushtruar sportin e kik boks-it.
Ngjarja Konflikti erdhi në momentin kur skuadra po stërvitej dhe Hamzai shkoi t’i kërkonte topin kolegut të tij, gjatë ndeshjes së kontrollit, për të gjuajtur faullin. Por braziliani De Paula, në vend që t’ia jepte topin sulmuesit shqiptar, i “dhuroi” një të sharë në gjuhën angleze. Gjithçka kuptohet nga Hamzai, i cili i jep një të shtyrë në fytyrë dhe më pas largohet. Por, ende pa e kthyer mirë fytyrën për t’u larguar, Hamzai merr një goditje në qafë, aty ku kalon arteria karotide, e cila dërgon gjakun e pastër në pjesën e trurit. 21- vjeçari De Paula e gjuan me parakrah Hamzain dhe ky i fundit përpëlitet për më pak se 1 sekondë në këmbë dhe më pas bie menjëherë në tokë pa ndjenja. Të gjithë turren drejt Hamzait për ta shpëtuar sepse, nga pamja e parë, dukej se ishte diçka e rëndë. Gjendja bëhet alarmante dhe ndihma e shpejtë e mjekëve që ndodheshin në stërvitje nuk është e specializuar. Menjëherë, me një makinë të rastit, sulmuesi niset drejt Spitalit Ushtarak për t’iu dhënë një ndihmë më e specifikuar. Doktorët ndërhyjnë për ta përmendur atë dhe ia arrijnë qëllimit. Më pas, për t’u siguruar, Hamzai i bëhet një skaner.
Ekzaminimet vazhduan, derisa gjendja e 29-vjeçarit u përmirësua. Ndërkaq, Hamzai ndodhet ende në spital.
Braziliani De Paula, menjëherë pas atij veprimi shumë të shëmtuar për një ambient sportiv, largohet nga frika se mos i kundërviheshin lojtarët vendës. Ai mbrohet nga drejtuesit që ndodheshin për momentin aty dhe shoqërohet për në shtëpi, në mënyrë që incidenti të mos zgjaste më. Për këtë veprim të De Paula-s, të ardhur me bujë në radhët e Dinamos, drejtuesit e kanë pezulluar momentalisht deri në një vendim përfundimtar nga presidenca. Ish-lojtar kik boks-i Disa ditë përpara se Dinamo të nisej për fazë përgatitore në Maqedoni, iu bashkuan dhe tre brazilianë.
I pari, sulmuesi De Paula, e më pas Dos Santos dhe Tiago Sezar. Nga të dhënat e sajteve zyrtare të futbollit në internet, vetëm Tiago Sezar konfiguron si futbollist, ndërsa De Paula dhe Dos Santos nuk përfshihen në asnjë listë. Madje, për sulmuesin brazilian, të dhënat tregojnë se ka qenë në shtetin gjerman një lojtar kik boks-i. Këtë të fundit futbollisti e ka pranuar dhe vetë gjatë ditëve të qëndrimit në fazë përgatitore. Në një bisedë të lirë mes shokësh, një prej ditëve të qëndrimit në Strugë, ai ka rrëfyer këto fjalë: “Unë kam luajtur në ring me gjashtë kënde, në Gjermani i thonë kik boks”.
Dënohesh, kur e praktikon sportin në rrugë
Sportet e forta dhe të dhunshme si boksi, kik boks-i, keçi apo disiplina të tjera të sportit që kanë brenda goditje me duar dhe me këmbë, janë shumë të rrezikshme jashtë ringut. Për këtë qëllim është e ndaluar me ligj që një sportist, i cili praktikon sporte të tilla, t’i përdorë ato jashtë ringut. Sportistët e kanë të ndaluar rreptësishtë të veprojnë në rrugë, apo dhe në ambiente sportive, pa pasur masat minimale mbrojtëse. Në të tilla kushte, braziliani i Dinamos, De Paula, rrezikon seriozisht pas goditjes që ka bërë ndaj shokut të tij të skuadrës. Me veprimin e djeshëm të tij, të gjithë në klubin blu kanë mbetur pa frymë dhe ende nuk e kanë marrë veten.
Hamzai, sherr me Zhupën për formacionin
Tensioni ka qenë i pranishëm në klubin dinamovit edhe një javë më parë. Veçse në këtë rast ka qenë trajneri Eduard Zhupa që ka debatuar ashpër me mbrojtësin Arben Likmeta dhe sulmuesin Romeo Hamzai për formacionin që do të hidhte në fushë javën e parë të kampionatit. Gjithçka është mbyllur brenda pak minutave, por më pas ka ardhur mungesa e sulmuesit për disa ditë në stërvitje. Pas bisedimeve me stafin drejtues, Hamzai është rikthyer në stërvitje të hënën dhe i është bashkuar grupit. Pas problemeve që pati me stomakun, ai u rikthye dhe është thuajse në formën e tij më të mirë për takimin e radhës kundër Himarës, që do të luhet të shtunën në orën 16:00 në “Selman Stërmasi”.