Homazhe ne nder te Mbretit Zogu I, Berisha: Shqiptaret perulen para tij
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Homazhet në nderim të mbretit Zog po mbahen në Pallatin e Brigadave.
Zyrtarët më të lartë të shtetit do të marrin pjesë në homazhet që do të zgjasin dy orë, dhe më pas eshtrat e mbretit do të vendosen në Mauzoleumin e familjes mbretërore, i cili ka një sipërfaqe prej 75 metra katrorë me një lartësi 14. 7 metra. Në qendër do të vendoset varri i Nënës Mbretëreshë, ndërsa në murin përballë do të vendosen pllakatet e varreve të familjes mbretërore. Objekti është i lartë 10 m, ndërsa kupola 4.7 m. Eshtrat e mbretit të parë të shqiptarëve erdhën dje në Atdhe, ndërsa në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar u prit me të gjitha nderimet shtetërore.
Ai mbajt nga ushtarë të Gardës së Republikës dhe më pas u vendos në shtratin e një topi, për t'u përcjellë drejt banesës së familjes mbretërore. Në ceremoninë e rivarrimit dhe përurimit të Mauzoleumit pritet të mbajnë një fjalim presidenti Bujar Nishani si edhe presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga. Eshtrat e Mbretit Zog I janë kthyer dje në Shqipëri pasi u zhvarrosën nga një varrezë afër Parisit. Zogu, i cili drejtoi Shqipërinë nga viti 1928 – 1939, vdiq në Francë në vitin 1961. Eshtrat e tij do të vendosen në mauzeleumin e krijuar për familjen mbretërore në Tiranë, që sapo është ndërtuar me rastin e jubileut të 100-vjetorit të pavarësisë.
Berisha: Shqiptarët përulen para Mbretit Zogu I
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha ka qenë i pranishëm në homazhet në nderim të Mbretit Zogu I.
Pasi është përshëndetur me Princin Leka II, kreu i qeverisë ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve.
Pasi nderoi figurën e Mbretit Zog I, në ceremoninë e homazheve që u mbajtën tek Pallati i Brigadave, kryeministri i vendit Sali Berisha, u shpreh se sot të gjithë shqiptarët përulen përpara veprës dhe kontributit të Ahmet Zogut.
“Sot mbarë kombi shqiptar, shqiptarët në të gjitha trojet etnike e kudo që ndodhen, nderojnë e përulen para veprës dhe kontributit të njërit prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zog I, që rikthehet në Atdheun e tij pas mërgimit prej së gjalli dhe së vdekuri në dhera të tjera. Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi Pavarësinë e Shqipërisë”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit është një rastësi e bukur që mbreti Zog I rikthehet në atdhe në ditën e çlirimit të Tiranës.
“Ahmet Zogu nderohet sot për ndërtimin e shtetit shqiptar, kontributin historik që dha. Ahmet Zogu do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, për vokacionin e tij perëndimor. Në këtë kontekst nëse do bënim një vlerësim në raport me rrethanat ku jetoi, përpjekjet e tij për zhvillimin e shqiptarëve janë mbinjerëzore”, vijoi kryeministri.
Për kreun e qeverisë, kontributi që mbreti Zog I dha për shqiptarët e shtetin e tyre duhet t’i bashkojë sot ata, në vend që t’i përçajë.
“Kontributi dhe vepra madhore e Ahmet Zogut duhet t’i bashkojë shqiptarët e të gjitha bindjeve, pavarësisht nga inoktrinimet, të vërtetat historike është më mirë ti mësosh vonë se kurrë. Kush ka frikë nga eshtrat e monarkut i them që ke mbetur nën lëkurën e Enverit”, përfundoi ai.
Homazhet
Sot u zhvillua ceremonia e varrimit në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore. Fillimisht në ora 09:00 eshtrat e Mbretit Zog u transportuan nga banesa e Familjes Mbretërore drejt Pallatit të Brigadave, ku u mbajtën homazhe nga ora 10:00 deri në 12:00. Në ceremoninë e homazheve morën pjesë edhe personalitete të politikës.
Deputetja Rajmonda Bulku ishte ndër të parët që kreu homazhe. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie mbërritën rreth orës 10:40 në Pallatin e Brigadave. Ata vendosën kurora me lule në nderim të figurës së mbretit Zog. Në ceremoninë e homazheve morën pjesë edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës.
Rreth orës 11:00, kryebashkiaku Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kryen homazhe pë Mbretin Zog I, ndërsa fill pas tij në Pallatin e Brigadave mbërritën për nderime kreu i FRD-së, Bamir Topi dhe deputeti Gazmend Oketa. Në ceremoni edhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu.
Rreth orës 11 e 30 ministrja e Integrimit Majlinda Bregu me bashkëshortin e saj kanë kryer homazhe, ndërsa 5 minuta më vonë në Pallatin e Brigadave kanë mbërritur Monika Kryemadhi e Petrit Vasili i LSI-së. Rreth orës 11:37 figurën e mbretit Zog e ka nderuar edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha ka kryer homazhe rreth orës 11:45. Pasi është përshëndetur me Princin Leka II, kreu i qeverisë ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve.
Në ora 12:30 do të jetë ceremonia e vendosjes së eshtrave në banesën e fundit (Mauzoleumi i Familjes Mbretërore) e cila do të shoqërohet me të shtëna topi nga forcat ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Në orën 19.00 Presidenti i Republikës do të shtrojë një darkë për pjesëmarrësit dhe familjarët në Pallatin e Brigadave.
BBC: Eshtrat e mbretit zog kthehen nga Franca në Shqipëri
BBC publikoi dje lajmin për kthimin në atdhe të eshtrave të mbretit Zog. Ja shkrimi i BBC. "Eshtrat e Mbretit Zog, ish- monarkut të Shqipërisë, janë duke u kthyer nga Franca pas më shumë se 50 vitesh nga vdekja e tij. Ato po dërgohen në vendin e vogël ballkanik pasi janë zhvarrosur në varrezën Thiais në jug të Parisit, bën të ditur rrjeti francez RFI. Rreth 100 njerëz raportohet se morën pjesë në ceremoni. Kritikët e akuzojnë qeverinë e Shqipërisë se po mundohet të bëjë kapital politik nga ish- mbreti. Eshtrat e tij do të ekspozohen në kryeqytetin Tiranë, përpara se të vendosen në një mauzoleum të ndërtuar rishtas për familjen mbretërore. Shqipëria aktualisht po feston 100 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Otomane. Mbreti Zog, emri origjinal i të cilit ishte Ahmet Muhtar Bej Zogolli, e shpalli veten monark në vitin 1928, por u arratis në vitin 1939 kur diktatori italian Benito Mussolini dhe trupat e tij pushtuan Shqipërinë. Në mërgim, ai jetoi për vite të tëra në Angli, më pas në Egjipt, përpara se të vendosej në Francë, ku vdiq në vitin 1961. Djali i tij i vetëm, Princi i Kurorës, vdiq vitin e shkuar pasi dështoi në përpjekjet e tij për të rikthyer monarkinë në Shqipëri. Nipi i tij, Princi Leka, aktualisht shërben si këshilltar politik për presidentin shqiptar, Bujar Nishani”.