ERE propozon heqjen e licences, CEZ: Borxhi i qeverise 165 milione euro
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas nisjes së procedurave për heqjen e licencës nga ana e ERE-s, ka ardhur reagimi i CEZ-it, ku thuhet se qeveria i ka kompanisë një borxh prej 165 milionë euro. Nga ana tjetër bëhet e ditur se CEZ nuk do të tolerojë asnjë debitor.
CEZ ka rrëzuar edhe deklarimin e Ministrisë së Ekonomisë, që tha se ujësjellësit në total i kanë CEZ-it një borxh prej 1 miliardë lekë, ndërkohë vetë kompania pretendon se ky borxh është në shifrën 5.4 miliardë lekë.
CEZ i ka dërguar letër Ministrit të Brendshëm, Prokurores së Përgjithshme dhe Drejtorit të Policisë së shtetit ku denoncon ndalimin në mënyrë arbitrarë punonjësve të saj, që sipas CEZ po kryenin vetëm detyrën.
"30 ditë afat"
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka propozuar heqjen e licencës për kompaninë CEZ Shpërndarje. Sipas ERE-së, CEZ nuk ka realizuar as 7% të planit. ERE ka bërë të ditur se CEZ do të ketë 30 ditë afat në dispozicion për përmirësimin e situatës në të kundërt do t'i hiqet licenca.
Në mbledhjen e ERE-s është theksuar se CEZ “nuk ka përmbushur planin e investimeve për vitin 2012-të” dhe “ka shkelur kushtet e licencës jo vetëm duke mos paguar borxhin ndaj KESH-it, por edhe duke vijuar me shkelje të vazhdueshme ndaj konsumatorit.
Kompania publike nga Republika e Çekisë privatizoi në vitin 2009, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes për një shumë prej 102 milionë euro. Mosmarrëveshjet e saj me qeverinë janë agravuar në një pikë ku “divorci” duke i pashmangshëm.
CEZ Shpërndarje rikthen energjinë
CEZ duket se është tërhequr nga përpjekja për të detyruar ndërmarrjen e ujësjellësve për të shlyer detyrimet. Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka rikthyer energjinë në ato qytete ku ishte ndërprerë.
Një gjë e tillë ka ardhur pas kërcënimeve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë se ndaj CEZ-it do të ketë masa ndaj kësaj sjelljeje.
Ministri i Brendshëm, Flamur Ndoka, dha urdhër që të ndalohet çdo punonjës i kompanisë CEZ që ndërpret energjinë elektrike, gjë e cila solli arrestimin e punonjësve në Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Për këtë CEZ reagoi duke e cilësuar veprimin "formë indirekte shpronësimi”.
Enti Rregullator i Energjisë
14:15 - Bordi i ERE do të zhvillojë një mbledhje urgjente për heqjen e licencës për kompaninë CEZ Shpërndarje. Mbledhja është lajmëruar se do të mbahet në orën 15:00. ERE kanë nisur dhe zyrtarisht procedurat për heqjen e licencës së CEZ-it.
14:10 - Pas urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Noka., kanë ardhur masat e para. Në qytetin e Elbasanit, policia ka shoqëruar në komisariat dy punonjës së kompanisë CEZ Shpërndarje.
CEZ Shpërndarje
CEZ ka reaguar duke u shprehur se ka të gjithë të drejtën ligjore për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike për ujësjellësit debitorë. CEZ ka bërë të qartë se do të ketë ndërprerje për të gjithë debitorët qoftë individ privat apo institucion publik.
Ndërkohë mes qeverisë dhe CEZ po zhvillohen negociata për arritjen e një zgjidhje, e cila ende nuk është gjetur. CEZ ka kërkuar faljen e detyrimeve të saj ndaj KESH në mënyrë që ajo të falë borxhin e ujësjellësve.
CEZ ka reaguar edhe ndaj urdhrit të ministrit të Brendshëm duke thënë se “do padisim për shpërdorim detyre çdo punonjës policie që pengon aktivitetin e kompanisë sonë”, duke shtuar se nëse policia mbështetet nga institucionet atëherë , “kjo është formë indirekte shpronësimi”.
Ministria e Ekonomisë
Zv.ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dënuar vendimin e CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e furnizimit me energji të ujësjellësve debitorë. Dervishaj tha se CEZ po cenon sigurinë kombëtare me këtë veprim dhe kërkoi të tërhiqet. Nëse kjo nuk ndodh ai tha se shteti do të marrë hapat e nevojshme.
Gjithashtu zv.ministri i Ekonomisë ka theksuar se CEZ më parë duhet të plotësojë detyrimet e vetë dhe më pas të kërkojnë plotësimin e detyrimeve nga të tjerët. Në këtë kuadër Dervishja u shprehe se CEZ i ka borxh shtetit 14 miliardë lekë ndërsa borxhi i ujësjellësve për CEZ është në total 1 miliardë lekë dhe shtoi se jo të gjitha pretendimet e CEZ qëndrojnë.
Ministria e Brendshme
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka thirrur mbledhje urgjente me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani për konfliktin me CEZ.
Noka bërë dhënë urdhër për ndalimin e punonjësve të CEZ duke e cilësuar aktin e ndërprerjes së energjisë për ujësjellësit kriminal.
Ndërkohë kompania CEZ Shpërndarje ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të rikthejë energjinë elektrike por kërkon marrëveshje me qeverinë për shlyerjen e borxhit.
Banorët rikthejnë me forcë energjinë
Fier – Banorët hyjnë në nënstacionin e vendosur në Kafaraj nga furnizohet qyteti me energji. Reagimi pas ndërprerjes së furnizimin me ujës si pasje ndëshkimi i CEZ-it për ujësjellësit. Pas ndërhyrjes më forcë është rilidhur energjia elektrike.
CEZ ndërpret energjinë për ujësjellësit debitorë
Kompania CEZ Shpërndarja ka nisur të zbatojë paralajmërimin për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për të gjithë ujësjellësit që janë debitorë. Deri tani ndërprerja është bërë për gjashtë qytete, Elbasan, Durrës, Vlorë, Laç, Sarandë dhe Fier.
Ndërkohë policia dhe prokuroria e Vlorës ka nisur procedim penal ndaj CEZ-it pas ndërprerjes së energjisë për ujësjellësin. Sot CEZ ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për ujësjellësit e Vlorës, Elbasanit, Fierit, Laç dhe Durrës.
Masa ligjore ndaj CEZ ka paralajmëruar se do të ndërmarrë edhe prokuroria e Elbasanit pas kallëzimit nga qytetarët.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, ka reaguar pas këtij vendimi të CEZ. Duke folur për “Ai Raport”, Noka ka deklaruar se, “do ndërhyjmë pas denoncimit të qytetarëve apo drejtorive”.
“Ujësjellësit janë objekte të rëndësisë së lartë. Nuk do tolerojmë ndërprerjen e energjisë për institucionet. Ndërprerja është vetëgjyqësi”, ka thënë Noka.
Ndërkohë Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar duke thënë se, “nuk mund të ndërhyjnë në vendimin e CEZ-it dhe se debitorët duhet të paguajnë detyrimet”.
Dje ishte Komiteti Shqiptar të Helsinkit i cili e konsideroi një gjë të tillë kërcënim për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. KSHH tha se “kjo është zgjidhje e gabuar për një kompani që vjen nga një vend anëtar i BE dhe një papërgjegjshmëri e rëndë për një shtet që pretendon të marrë statusin e vendit Kandidat për integrim në BE”.
Sarandë, policia rikthen energjinë elektrike
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, ka deklaruar për “Ai Raport”, se policia ka ndërhyrë duke lidhur me forcë furnizimin me energji elektriket ujësjellësit të këtij qyteti.
“CEZ që në orën 09:00 e ndërpreu me pretendimin se ka 140 milionë lekë të mbajtura, kur Ujësjellësi thotë se i ka likuiduar, këto pretendime duhen verifikuar. Nga ora 09:00 policia ka vajtur për të lidhur energjinë në mënyrë të sforcuar tek stacioni i furnizimit me ujë tek burimet e Vrionit”, është shprehur Çipa. Por ndërkohë pa energji është stacioni i ujërave të zeza, çka bën që ujërat e zeza të derdhen në det.
Haxhinasto mbledhje emergjente
Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ka mbledhur me urgjencë një grup konsulentësh. Në takimin që vijon ende, janë të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bankës Botërore dhe të Ambasadës Amerikane. Dje, Haxhinasto, u shpreh se CEZ Shpërndarje nuk mund të ndërpresë furnizimin me energji për ujësjellësve duke bërë të ditur se agjencitë në varësi të qeverisë dhe Enti Rregullator po ndërmarrin të gjitha veprimet për të mos e lejuar një gjë të tillë.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./