e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hitzfeld: Me shqiperine nuk do jete e lehte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hitzfeld: Me shqiperine nuk do jete e lehte
Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, pranon se pesë futbollistët shqiptarë të Përfaqësueses “helvetike” do të jenë nën presion para ndeshjes kundër Shqipërisë, që zhvillohet më 11 shtator në Luzern. Por, trajneri i njohur thotë se me të nisur ndeshja, lojtarët do të japin maksimumin për të fituar. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi janë ftuar për Zvicrën për dy ndeshjet e para eliminatore për Botërorin 2014.

Zvicra eliminatoret i hap më shtatë shtator kundër Sllovenisë. Të njëjtën ditë Shqipëria e pret Qipron. Në një intervistë për gazetën, Hitzfeld ka vlerësuar si të qëlluara transferimet që kanë bërë Shaqiri, Xhaka e Behrami gjatë verës. Për trajnerin gjerman, përballja e Zvicrës me Shqipërinë nuk do të jetë aspak e lehtë. Hitzfeld thotë se Shqipëria është kundërshtare mjaft e fortë.

Hitzfeld ka folur edhe për tifozët shqiptarë, ngjashmëritë në mentalitet mes shqiptarëve e zviceranëve, si edhe për mundësinë e kthimit në përfaqësuese të Albert Bunjakut.

 Zvicra do të luajë kundër Shqipërisë më 11 shtator. Çfarë mendimi keni për ndeshjen dhe për përfaqësuesen e Shqipërisë?

Kjo ndeshje do të jetë e vështirë për Zvicrën. Të gjithë në Zvicër po presin që të mposhtim lehtësisht Shqipërinë. Mirëpo, unë nuk pajtohem me këtë vlerësim. Shqipëria ka një skuadër të fortë dhe meriton të respektohet plotësisht nga zviceranët. Ne mundohemi të jemi sa më të përgatitur që të jetë e mundur, por prapë Shqipëria ka disa lojtarë mjaft cilësorë në skuadër që luajnë në ligat më të forta të Evropës. Ka shumë lojtarë shqiptarë që luajnë në futbollin zviceran dhe u takojnë më të mirëve. KD