Historia e Lorik Canes 13 vjet me pare e kerkonte Zvicra dhe Franca

Historia e Lorik Canes, 13 vjet me pare e kerkonte Zvicra dhe Franca

13 vjet më parë Lorik Cana zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi. Për një djalosh që luante te PSG në Francë dhe kërkohej nga dy kombëtare të mëdha, Zvicra dhe Franca kjo ishte një cështje zemre.

Kuqezinjtë kurrë nuk kishin qenë pjesë të një kompeticioni të rëndësishëm asnjëherë. Ndeshja e parë dhe pse një miqësore e panjohur nga Fifa, ishte një ndeshje zemre ashtu si zgjedhja e tij, me Lorikun që luajti përballë Kosovës me Shqipërinë. Në krye të skuadrës ishte një trajner italian, Beppe Dossena.

Gjithsesi për herë të parë në fushë në një ndeshje zyrtare do ta shikonim ndaj Zvicrës, vendit ku luajti në rininë e tij. Që nga ai moment, Cana nuk do të ndalej më duke thyer dhe rekordin e futbollistit me më shumë ndeshje në kombëtare. 13 vjet më parë, ëndrra e tij ishte të conte Shqipërinë në Europian, dhe në moshën 32 vjecare, arriti ta bëjë ëndrrën realitet.

Ai përqafim në fund të ndeshjes me Armeninë me presidentin e FSHF, Armand Duka, ishte një shpërthim lumturie, për një dëshirë që Loriku e besonte se mund të realizohej dhe atëherë kur të gjithëve i dukej e pamundur. Dhe nuk është cudi që në Shqipërinë e sotme, fëmijët një ditë duan të bëhen pikërisht si ai.

Qershorin e ardhshëm, Loriku do të udhëheqë përfaqësuesen shqiptare në fushën e lojës në Francë. Dhe për një futbollist, që ka qenë kapiten te Olimpik Marsejë apo Sunderland në Premierligë, ajo do të mbetet padyshim arritja më e madhe në karrierën e tij, një arritje që ai e ëndërroi 13 vjet më parë./ SS


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama