Hiqen brenda dites 51 nga 80 inspektore
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në bashkinë e Tiranës ka nisur zyrtarisht dje reforma “Basha”. 51 nga 80 inspektorë tatimorë të bashkisë së Tiranës janë larguar dje nga puna me motivacionin zyrtar: performancë e ulët dhe favorizim i informalitetit. Punëtorët janë thërritur një nga një në zyrën e burimeve njerëzore dhe kanë marrë në dorë letrën e lirimit nga puna.
Zyra e shtypit të bashkisë tha dje se performanca e punës së inspektorëve është matur për një periudhë shtatë mujore. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi sot (dje) lirimin nga detyra të 51 inspektorëve, nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve dhe ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë”,- thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.
Por kjo është kundërshtuar nga vetë të larguarit nga puna. Sipas tyre, baskia e Tiranës ka rreth 80-85 inspektorë, duke përfshirë edhe përgjegjësit e zyrës, dhe largimi i 51 prej tyre është bërë në mënyrë arbitrare. “Ditën e premte, fill pas mbarimit të orarit të punës, drejtori i tatim-taksave Arben Kau kishte dërguar shkresën në zyrën e burimeve njerëzore. Pak më vonë inspektorët njoftoheshin nga drejtoresha e burimeve njerëzore për të marrë fletët me largimin e tyre nga puna”,- tha një prej inspektorëve të larguar. Sipas tij, motivacioni edhe zyrtar që ka paraqitur bashkia nuk është i vërtetë pasi nuk është zhvilluar asnjë analiza shtatë mujore.
Sipas inspektorëve të larguar nga puna, e vetmja vërejtje që kanë marrë është për kartat e punës. “Vetëm para pak ditësh na është dhënë në dorë një copë letër me vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna me motivacionin: “Konstatuar nga kontrolli i investigimit mos Check-in i kartave për muajin Maj 2011”. Ne kërkuam vënien në dispozicion të materialit investigues, por kjo nuk ndodhi”,- tha punonjësit. Sipas tyre, prej vitesh është vendosur që prezenca e inspektorëve të kontrollit tatimor dhe riskut të bëhet nëpërmjet evidentimit të përgjegjësve të sektorit dhe jo Check-in të kartave. Inspektorët e larguar pohuan se ky veprim është një spastrim politik dhe se do të kërkojnë të drejtën e tyre përmes rrugëve gjyqësore.