Hasi: Nuk ishte problemi i parave
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besnik Hasi thotë se paratë e as kohëzgjatja e kontratës nuk kanë qenë pengesë që ai të refuzojë kombëtaren Shqiptare. Sipas ish-lojtarit të kombëtares problemi kyç ishte refuzimi për të shkëputur kontratën nga ana e klubit të tij aktual, Anderlecht, ku hasi është ndihmës-trajner. Gjatë një interviste për Sportin Shqiptar, kosovari ka treguar gjithë ngjarjen, duke shfajësuar krerët e Federatës Shqiptare për mosplotësim të kushteve.
“Ka pasur dy javë që nuk kam bërë pikë gjumi. Vendimi ka qenë imi dhe më i vështiri që ka marrë ndonjëherë në karrierën time, sepse në mes ishte skuadra kombëtare. Emocionalisht, zemra më thoshte që të ishte aty. Por, nga ana tjetër, ishte Anderlechti, që më besoi një projekt që kërkova vetë dhe që nuk mund ta lija përgjysmë”.
”Nuk është aspak e vërtetë që unë kam kërkuar një mal me para, apo nuk më janë krijuar kushtet, por thjesht në mes ishte respektimi i standardeve të korrektësisë kontraktuale me klubin e Anderlehtit. Ana financiare ka qenë sinqerisht, pika e fundit. Nuk dua që publiku shqiptar të mendojë për mua këtë aspekt”.
“Nuk është e vërtetë, sikundër është thënë, që Duka nuk më ka plotësuar kërkesat. Është e vërtetë që mua si Hasi nuk më dhanë të drejtën e shkëputjes nga klubi belg. Është përfolur shumë, në media, se gjoja Besnik Hasi paska kërkuar shumë lekë, por ju them që ai ka qenë problemi im më i vogël personalisht”, ka thënë Hasi.