Hanover ofron 1.5 mln euro per Januzin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi kosovar, Ahmed Januzi mund të kalojë te skuadra e Hanoverit, pasi ky lajm është bërë i ditur nga mediat dhe klubi gjerman. Skuadra e Altin Lalës i ka bërë një ofertë prej 1.5 milionë eurosh skuadrës së Vorskla Poltavës për të marrë lojtarin kosovar. Kontrata e Januzit skadon në vitin 2014. Paraqitjet e mira që kosovari ka bërë me klubin ukrainas dhe përmendim këtu edhe faktin që ka zhvilluar ndeshje shumë të mira në Europa League ku Vorskla u përball me Hanoverin në fazën e grupeve I, kanë rritur vlerën e sulmuesit shqiptar. Kosovari ka shënuar 9 gola deri tani në kampionatin ku ai aktivizohet për momentin dhe shikohet si lojtar me një të ardhme të ndritur. Hanoveri është gati ta marrë dhe ta afrojë në skuadrën e vet.