Hamilton dhe Ora i japin gaz lidhjes (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rita Ora dhe Luis Hamilton nuk fshihen më.

Pak ditë pasi "The Sun" zbuloi se piloti i Formulës 1 udhëtoi drejt Ulqinit për të takuar këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, i njëjti tabloid publikoi të tjera fotografi që flasin shumë për këto dy personazhe.
Kësaj here, Hamilton dhe Ora u panë teksa dolën nga "Café Royal", pas një eventi që u mbajt në nder të pilotit të Mercedes Benzit.
