'Hakmerret' UEFA: Zbret ne vendin e trete Shqiperine, Serbise ia fal 3 pike
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka ndryshuar në mënyrë të pakuptimtë renditja e UEFA-s për grupin I të kualifikueseve për Europianin “France 2016″. Edhe pse Kombëtarja shqiptare ka një golavarazh më të mirë se Danimarka, e sheh veten në vendin e tretë në këtë grup në kuotën e 10 pikëve po aq sa danezët.
Ndërkohë bie në sy edhe rikthimi i 3 pikëve të Serbisë. Kjo kombëtare renditet e fundit me 1 pikë ndërkohë duhet të kishte -2 pikë pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Nuk ka ende asnjë sqarim pse ka ndryshuar kjo renditje nga UEFA. Është një ”hakmarrje” ndaj CAS-it, apo është një gabim që do rregullohet së shpejti.
