Guerrlisat takojnë ekipin para Teutës, mbështetje maksimale
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozët më të zjarrtë të Partizanit, "Ultras Guerrlis" kanë qenë të pranishëm sot në stërvitjen e ekipit në Kamëz duke i treguar lojtarëve se kanë mbështetje maksimale.
Partizani luan të dielën në Durrës ndaj Teutës dhe tifozët kanë menduar të mbajnë të karikuar ekipin.
Ata kanë biseduar me ekipin dhe lojtarët iu kanë premtuar se do të japin maksimumin për të dalë nga kjo transfertë me 3 pikë të plota.