e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Guardiola kërcënoi lojtarët: Fitoni, ose do tju tredh!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Guardiola kërcënoi lojtarët: Fitoni, ose do tju tredh!

Fundi i 90 minutave dhe barazimi i rezu ltatit nga ana e Tomas Myler ekzaltuan kampin bavarez dhe mbi të gjitha trajnerin Pep Guardiola. pep guardiolaZëvendësimet e tij patën sukses dhe me të drejtë, tekniku spanjoll u pa shumë i çliruar në fërshëllimën finale të gjyqtarit.

Në pushimin e shkurtër, kur duhet të niste koha shtesë, Guardiola nuk pati shumë nevojë për skemat dhe për taktikat. Gjithçka ishte duke shkuar për mrekulli dhe fitorja duket se kishte marrë një tjetër rrugë. Juventusi u godit psikologjikisht dhe në ato momente numri një i Bajernit kishte kohë edhe për kërcënime, apo shaka.

"Fitoni, ose do t'ju tredh", ishte fjala e tij përpara se lojtarët të dilnin sërish në fushë për të zhvilluar 30 minutat e fundit të sfidës spektakolare. Këtë prapaskenë e tregon një personazh karizmatik si Tomas Myler. Në përfundimin e ndeshjes, gjermani pyetet nga gazetarët se si i motivoi Guardiola në fundin e 90 minutave dhe 26-vjeçari tregon gjithçka.

"Na kërcënoi. Na tha: 'Fitoni, sepse në të kundërt do t'ju tredh'", tregoi Myler duke qeshur. Një batutë e tillë shkaktoi shumë humor pas përfundimit të ndeshjes, por është një tregues i qartë i madhështisë së një trajneri si Pep Guardiola.

Në momentet kur të gjithë ishin me dorë në zemër në pritje të përfundimit të të gjithë ndeshjes, strategu bavarez gjeti kohën edhe për të bërë batuta me futbollistët e tij. Pas barazimit të arritur në minutat e fundit, ndoshta e kishte kuptuar se tani gjithçka do të fliste për Bajernin dhe kështu rezultoi.

Me të drejtë, trajneri u ka lënë të kuptohet futbollistëve se ndeshjen deri në këtë pikë arriti ta dërgonte falë ndryshimeve të duhura që bëri në pjesën e dytë dhe tani ishte detyra e tyre për të kualifikuar Bajernin për në çerekfinale.

Në 30 minutat e shtesës, Bajerni ishte shumë i çliruar dhe thuajse i sigurt se do të kualifikoheshin në fazën tjetër të Champions-it. Banda e Alegrit u shthur, ndoshta edhe sepse futbollistët e Bajernit u motivuan nga batuta dhe kërcënimi interesant që trajneri u bëri në fundin e ndeshjes.