Guardiola Nuk e pashe te mundur per asnje moment kualifikimin

Guardiola: Nuk e pashe te mundur per asnje moment kualifikimin

Pep Guardiola, trajneri i Bayern Munchen, deklaroi se për asnjë moment nuk mendoi se skuadra e tij mund të kualifikohej për në finalen e Champions League, pasi kishte humbur 3-0 ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, edhe pse Benatia i kaloi në avantazh bavarezët që në minutën e shtatë.

“Nuk ndjeva për asnjë moment se do të kualifikoheshim. Luajtëm me ata që kemi në dispozicion dhe dhamë maksimumin. U mundëm nga skuadra më e mirë në botë. Barcelona e meritoi dhe shpresoj që tani të fitojë trofeun”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes.

Guardiola mendon se skuadra e tij bëri gabime të rënda në mbrojtje: “Bëmë gabime konceptuale dhe kjo na tregon se duhet të punojmë më shumë. Gabime të tilla nuk falen nga sulmues si ata të Barcelonës”.

Bayern Munchen fitoi 3-2 ndaj Barcelonës me gola të shënuar nga Benatia, Lewandowski dhe Muller. Golat për katalanasit u shënuan nga Neymar, të dy në pjesën e parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama