Grupi B/ Super-Tomori, Domosdova: Sinella shante lojtarët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitojnë vendësit, trajneri mik akuzon kolegun beratas
Tomori i këtij sezoni nuk njeh blofe. Skuadra beratase ka fituar në fushën e vet 3-1 ndaj Domosdovës, duke vazhduar të ndjekë Naftëtarin që ndodhet në krye tri pikë më shumë. Beratasit vazhdojnë serinë e fitoreve, duke arritur të gjashtën radhazi në po kaq takime që ka zhvilluar gjatë kësaj faze të dytë. Një sfidë e zgjidhur shumë shpejt nga vendësit që shënojnë dy gola brenda dy minutash. Nga ana tjetër, trajneri i Domosdovës, Erald Karriqi, lëshon akuza ndaj teknikut të Tomorit, Bledar Sinella, për sjellje të keqe ndaj lojtarëve miq.
Ndeshja
Loja nis në mënyrën më të mirë të mundshme për vendësit që shënojnë dy gola të shpejtë. Në të 8-ën ka një goditje dënimi dhe Kanapari godet fort, topi nuk kontrollohet siç duhet nga portieri mik dhe përfundon te këmbët e Bitrit, që nuk e ka të vështirë të shënojë, 1-0. Një minutë më pas, beratasit ndërtojnë një aksion të bukur dhe është Myzyri që finalizon saktë pas një goditjeje nga distanca. Miqtë "zgjohen" dhe në të 36-ën rihapin sfidën.
Nga një mosmarrëveshje mes vendësve në afërsi të zonës së Kaloshit, ka përfituar Vreto që ka goditur bukur dhe ka realizuar. Në fillimin e së dytës, vendësit fitojnë qetësi kur lojtari mik Facja nuk është marrë vesh me portierin e tij Çelaj dhe topi i kthyer mbrapa përfundon në rrjetë, 3-1. Beratasit e menaxhojnë deri në fund këtë rezultat. Pas ndeshjes, tekniku vendës, Sinella, u shpreh: "Ishte një lojë e mirë deri diku, por nuk duhet të harrojmë që shpërdoruam shumë. Jemi një kundër të gjithëve, por kjo gjë nuk na shqetëson, veçse na bën më të fortë dhe më të vendosur për të ecur përpara".
Akuzat
Ndërsa trajneri mik, Erald Karriqi, deklaroi: "Fitore me meritë e beratasve, por që u vendos nga episodet dhe gabimet fatale tonat. Por e shoh të pajustifikuar dhunën verbale dhe ofendimet e ulëta të trajnerit Sinella vetëm pak minuta pas nisjes së lojës ndaj lojtarëve të mi. Një trajner 'elitë' nuk duhet t'ia lejojë vetes këtë nivel komunikimi, por si duket humbja e fazës së parë në Përrenjas u ka djegur jo pak beratasve, ndaj ka ardhur edhe ai reagim i Sinellës që u bë palë me disa tifozë duke sharë me fjalë të ulëta lojtarët e mi pa arsye". Eris Sylyku,Ledion Qoshku
Tomori-Domosdova 3-1
Golat: Bitri 8', Myzyri 9', Facja 57'(a)/ Vreto 36'
Tomori: Kaloshi, Çaço, Bitri, Hoxha, Paja, Dervishi (Daullexhiu 77'), Topi, Isufi, Mirani (Shinko 88'), Myzyri (Frataraku 67'), Kanapari. Trajner: B.Sinella
Domosdova: Çelaj, Xh.Rira (Kukli 46'), Bozha, Bego, F.Rira, Duka, Karaj, Vreto, Facja, Halilaj (Polisi 66'), Beqo. Trajner: E.Karriqi
Kartonë të verdhë: Dervishi 42', Isufi 62', Topi 81'/ Halilaj 39'
Gjyqtarë: Xh.Rada, L.Koçi, K.Cenaj (Durrës)
Vëzhgues: A.Muça (Vlorë)
Delegati: Xh.Sefa (Lushnjë)
Naftëtari vazhdon kryesimin, dorëzohet Bilishti
Më në fund, Bilisht Sport thyhet në fushën e vet dhe pëson humbjen e parë. Nga ana tjetër, Naftëtari ka siguruar një 3-pikësh të rëndësishëm dhe vazhdon të kryesojë. Loja ka qenë e vakët, ku kuçovarët kanë treguar vlera në këtë përballje. Kopaçi ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 44-t, duke u dhënë avantazhin miqve. Është sërish mesfushori i Naftëtarit që realizon golin e dytë në të 50-ën. Dhjetë minuta më pas Ametlli rihap ndeshjen për vendësit. Pavarësisht përpjekjeve, bilishtarët nuk arrijnë të barazojnë, në një kohë që Hyskaj shënon golin e tretë për miqtë.Thanas Çeva
Bilisht Sport-Naftëtari 1-3
Golat: Ametlli 60'/ Kopaçi 44', 50', Hyskaj 80'
Bilisht Sport: Xhelollari, Pino, Ahmetlli, Koçi, Osmani, Kote (Ngjela 44'), Xhoga, Hysolli, Demiri, Ametlli, Zeqollari. Trajner: T.Meraku
Naftëtari: Kora, Gega, Gucaj, Kajo, Shaba, Latifi (Xhakomin 70'), Kopaçi, Zylyftari, Mehmeti (Hyskaj 45'), Koroveshi, Marini. Trajner: F.Baçaj
Karton i verdhë: Kajo
Karton i kuq: Pino
Gjyqtarë: F.Xhemalaj, U.Koraj, A.Mahmutaj (Elbasan)
Vëzhgues: A.Nase (Tiranë)
Delegat: R.Rapo (Korçë)
Tepelena i prish rekordin, Orikumi thyhet pas dy vitesh
Tepelena i ka shkaktuar Orikumit humbjen e parë në shtëpi, pas gati dy vitesh që kjo skuadër nuk njihte disfatë, duke ndalur kështu ecurinë pozitive të tyre. Loja deri diku ka qenë e balancuar, por sulmuesit vendës nuk kanë shfrytëzuar siç duhet rastet që u janë dhënë për shënim. Ndërsa në pjesën e dytë, kur pritej që Orikumi të shënonte golin e avantazhit, ishin miqtë ata që realizojnë në minutën e 82-të me anë të Rustemit. Në minutat e mbetura lojtarët e Haxhiajt e kanë të pamundur që të reagojnë dhe të barazojnë shifrat. Kastriot Brahimaj
Orikumi-Tepelena 0-1
Goli: Rustemi 82'
Orikumi: Hasani, Hoxha, Troka, Omeri, Nurçe, Xhelili, Gjondeda (Blushi 41'), Capoj (Kongjoni 50'), Dervishi, Metaj, Xhuveli (Jazo 66'). Trajner: A.Haxhiaj
Tepelena: Sundaj, Brahimi, Skënderaj, Luis, Sakaj, Jaupi, Devide, Sula, Kalaj, Rustemi, Aliaj. Trajner: I.Selimi
Kartonë të verdhë: Sundaj, Jaupi, Sakaj, Aliaj
Gjyqtarë: L.Haxhiu, D.Vrapi, M.Shazivari (Tiranë)
Delvina cinike, i mjafton një gol për trepikëshin
Delvinjotët kanë fituar minimalisht ndeshjen e djeshme ndaj Memaliajt në shtëpi me golin e shënuar në minutën e 29-të nga Hakarepi. Duhet thënë se vendësit kanë qenë gjatë gjithë 90 minutave në avantazh për të shënuar, por kanë hasur në rezistencën e miqve, që nuk kanë shfrytëzuar ato pak raste që u janë paraqitur. Në pjesën e dytë takimi ka qenë disi më i balancuar, megjithatë goli do të mungonte. Loja e bukur e skuadrës së drejtuar nga Altin Zhupa nuk e shmangu dot disfatën ndaj Delvinës. Tomor Shehu
Delvina-Memaliaj 1-0
Goli: Hakarepi 29'
Delvina: Çallari, Braçulla, Do.Mehmeti, Çoku, Gjeçi, Hakarepi, Çuno, Bilo (Bibo 59'), Imeri, Myftari (Muzhai 54'), Do.Mehmeti. Trajner: Dr.Mehmeti
Memaliaj: Zhupa, Caushi, Hoxha, Hima, Gashi (Hysesani 52'), Jaupi, Kuca, Bilaj, Shehu, Bega (Hajdini 62'), Hyka. Trajner: A.Zhupa
Kartonë të verdhë: Do.Mehmeti 61'/ Hyka 19'
Gjyqtarë: E.Muça, M.Llukmami, T.Kasaj (Vlorë)
Vëzhgues: A.Kamberaj (Shijak)
Delegat: S.Sadikaj (Sarandë)
Skrapari shkatërron Himarën, lojtari godet gjyqtarin
Skrapari arrin një fitore tenistike 6-0 ndaj Himarës, duke iu larguar edhe më shumë vendit të fundit. Me këtë 3-pikësh, çorovodasit shkëputen nga himarjotët e vendit të fundit me gjashtë pikë dhe hedhin një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës. Në të 7-ën, gjyqtari akordon penallti për vendësit dhe ndëshkon me karton të kuq portierin mik. Në këtë moment ndërhyn edhe mbrojtësi Dervishi, që godet me shkelm gjyqtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq. Himara mbetet me nëntë lojtarë në fushë dhe Skrapari e ka të lehtë të shënojë 6 gola.Arben Çepani
Skrapari-Himara 6-0
Golat: Avdo 14', 55', Guri 36', Karamani 61', 66', Zhezha 88'
Skrapari: Spahiu, Dosti, Kurti (Myftari 21'), Lilaj, Turhani, Veisllari, Karamani, Zhezha, Kërdhicka (Biko 42'), Avdo, Guri. Trajner: A.Spahiu
Himara: Sadikllari, Dervishi, Prifti, Lapa, Telaj, Hoxha, Bako, Sulo (Mevruzaj 9'), Musollari, Shenaj, Plana. Trajner: B.Toro
Karton i verdhë: Kërdhicka 41'
Kartonë të kuq: Sadikllari 9', Dervishi 9'
Gjyqtarë: A.Paço, E.Jahaj, Xh.Agolli (Fier)
Vëzhgues: A.Guçe (Lushnjë)
Delegat: I.Ajazi(Berat)
