Grupi A/ Lezhjanët fitojnë 3-0 ndaj Internacionalit dhe mbeten në krye, shpërthen sulmi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shënkolli, "ëndrra" vazhdon
Shënkolli nuk gabon dhe siguron fitoren e radhës. Skuadra e drejtuar nga Alban Bruka ka fituar lehtësisht 3-0 ndaj Internacionalit duke ruajtur kreun.
"Ëndrra" për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë është edhe më pranë realizimit. Loja që në nisje është kontrolluar nga vendësit që zhvillojnë një volum të madh loje. Në të 17-ën, lezhjanët ekzekutojnë 3 korne radhazi dhe i afrohen shumë golit, por pa rezultat. Zhbllokimi do të vijë në minutën e 33-të ku pas një rrëmuje është Ruben Danaj që përfiton nga situata dhe e dërgon topin në rrjetë duke kaluar Shënkollin në avantazh.
Fraksioni i dytë nis sërish me vendësit në sulm që krijojnë raste me Çekun dhe Danajn, por nuk finalizojnë. Vendësit korrigjojnë shënjestrën vetëm në minutat e fundit. Në të 85-ën është Çeku që shënon pas një sulmi të bukur të organizuar nga Bruka dhe Ruben Danaj. Vendësit e shtojnë presingun në zonën mike dhe në të 89-ën është Çeku që realizon dopietën e tij dhe golin e tretë për Shënkollin pas një sulmi të nisur në mesfushë. Në minutat e mbetura nuk ka më histori. Preng Gjikola
Shënkolli-Internacional 3-0
Golat: Rub.Danaj 33', Çeku 85', 89'
Shënkolli: Rin.Danaj, Mashi (Tuci 39'), Mata (Bruka 70'), Dodaj, Hidri, Pjetrushi, Isaraj, Çeka (Lekaj 77'), Mirdita, Rub.Danaj, Çeku. Trajner: A.Bruka
Internacional: Biduli, Shkreta, Sallaku, Asllani, Dregasi, Haka, Dini, Emini, Muça, Meta (Mekolli 58'), Jonuzi (Trungshi 80'). Trajner: A.Bedini
Karton i verdhë: Pjetrushi 35'
Gjyqtarë: R.Muska, A.Zalla, J.Kraja (Tiranë)
Vëzhgues: D.Bilali (Shkodër)
Delegat: A.Mone (Tiranë)
Gramshi barazon mes tensionit, një lojtar përfundon në spital
Gramshi nuk ka bindur në fushën e tij, pasi ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Albpetrolit. Takimi ka nisur i shpejtë për vendasit që duke shfrytëzuar edhe faktorin fushë kanë shënuar të parët në minutën e 15-të të takimit me anë të Paplekajt. Gramshakët ruajnë avantazhin deri në minutën e 78-të, kur Hatia barazon për miqtë me një goditje dënimi, e cila është kontestuar fort nga vendasit, që i kushton dhe kartonin e kuq L.Koçit. Ndërkohë që në minutën e 83-të Zogu përfundon në spital pas një goditjeje kokë më kokë me një nga kundërshtarët.Skerdilajd Murati
Gramshi-Albpetroli 1-1
Golat: Paplekaj 15'/ Hatia 78'
Gramshi: L.Koçi, Kaca (Hysa 84'), Paplekaj, Duraku, Zogu, Marishta (Tata 58'), Ukaj, Pinari, Goga, Dollani, Le.Koçi. Trajner: Sh. Lleshanaku
Albetroli: Kapaj, Kapo, Derka, Xh.Arapi, Hidërsha, Abazi, Andoni, K.Arapi, Durami (Prifti 70'), Hatia, Përnezha. Trajner: A.Kurti
Kartonë të verdhë: Paplekaj 50', Zogu 75', Dollani 72'/ Durami 51'
Kartonë të kuq: L.Koci 79'
Gjyqtarë: A.Demiraj, A.Mema, A.Doce (Pogradec)
Kevitani kalon Sukthin dhe vazhdon ndjekjen
Kevitani nuk ndalet në rrugën drejt objektivit për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe dje ka regjistruar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Sukthit. Këta të fundit kanë luajtur që nga minuta e 40-të me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të kapitenit Zakova që ofendoi gjyqtarin e takimit. Sa i takon ndeshjes, Kevitani ka zgjidhur takimin që në minutën e 13-të me një gol të Asllanit, i cili ka finalizuar një asist të Levendit. Vendasit kanë pasur raste të tjera për shënim, por miqtë ishin të organizuar mirë në mbrojtje.Abdulla Dushku
Kevitan-Sukthi 1-0
Goli: Asllani 13'
Kevitani: Malaj, Tushaj, Rapo, Vataj (Hasa 75'), Islami, Farruku (Gjeçi 65'), Hyseni, Asllani, Pjetri, Saliaj, Levendi (Kosova 62'). Trajner: Y. Shehu
Sukthi: Haxhi, Zakova, Gashi, Arj. Koleci, Mara, Adm. Koleci, Kondori, Hodo, Barçi (Thaçi 80'), Voja (Faulla 57'), Tavani (Torra 66'). Trajner: D. Mehmeti.
Gjyqtarë: O. Çela, M. Sina, F. Greca, R. Zeneli (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Hyseni 49', Tushaj 90+1'
Kartonë të kuq: / Zakova 40'
Vëzhgues: M. Yshmeri (Elbasani)
Delegat: A. Xhema (Tiranë)
Vatnikaj nderon Partizanin B, tripletë ndaj Veleçikut
Partizani B nuk e ka pasur aspak të lehtë të fitonte ndaj Veleçikut në ndeshjen e djeshme të luajtur në Kamzë. Skuadra, që në këtë përballje drejtohet nga Genc Tomori, ka shënuar tre gola dhe ka koleksionuar një trepikësh me shumë vlera. Vatnikaj në minutën e 10-të ka finalizuar një aksion të bukur duke u dhënë avantazhin të kuqve, i cili do të jetë i vlefshëm deri në fund të fraksionit të parë. Vatnikaj në minutën e 69-të do të realizojë edhe golin e dytë për skuadrën e tij pas një gjuajtjeje me kokë. Rezultatin e Vulos Krasniqi në minutën e 74-t.
Abdulla Dushku
Partizani B-Veleçiku 3-0
Golat: Vatnikaj 10', 69', Krasniqi 74'
Partizani B: Xhika, Arbana, Qaqi, Vidoviç, Ramadani, Bardhi (Lleshi 70'), Ismaili (Lika 21'), Krasniqi (N. Hoxha 75'), Jaupaj, Vatnikaj, Janku. Trajner: G. Tomori
Veleçiku: Lopçi, Zmijani, Gashaj (Beci 82'), Osmani, Çokja, Medja, Kurtulaj (Zymeri 77'), Gokaj, Banushaj (Leka 5'), Marshetaj, Hasaj. Trajner: B.Duli
Gjyqtarë: M.Dyrmishi, G.Çela, E.Aliaj (Poliçan)
Vëzhgues: Xh.Zajmi (Tiranë)
Delegat: I.Shordja (Tiranë)
Myftaraj shpëton Egnatian, Vora nuk reziston
Ndeshja u luajt pa praninë e tifozëve vendës pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës. Egnatia rrezikon që në minutat e para portën mike me anë të Myftarajt dhe Lapardhasë. Ndërsa miqtë përgjigjen me sulmuesin Merdini që gaboi në disa raste shënjestër. Egnatia do ta gjejë golin e avantazhit në të 36-ën. Myftaraj gjuan bukur në zonë pas një topi të marrë nga kapiteni Gjyla. Miqtë nga Vora befasojnë mbrojtjen mike me Kacninë që në të 70-ën gjuan nga 15 metra, por pret Rexhepaj. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim të rezultatit.Aldo Buzi
Egnatia-Vora 1-0
Goli: Myftaraj 36'
Egnatia: Rexhepaj, Vargu, Doçi, Barbosa, Bejko, Vata, Baholli, Karaj, Gjyla, Myftaraj, Lapardhaja (Mahmuti 93'). Trajner: M.Deda
Vora: Sejdini, Bardhi, Gurra, Elezi, E.Fuçia, Kacnia, Çaushllari (Gjoka 80'), Jakupi, Hoti (Demiri 46'), Brahimaj (Vasiu 46'), Merdini. Trajner: G.Cani
Kartonë të verdhë: Bejko 47', Demiri 58', Baholli 75', Gjoka 94'
Gjyqtarë: E.Bastari, F.Mata, Xh.Mani (Tiranë)
Vëzhgues: G.Loxe (Korçë)
Delegat: F.Shkupi (Durrës)
Nigeriani i Luzit zhyt Tiranën B në fund
Tirana B zhgënjen atëherë kur pritej kthesa. Kanë qenë miqtë nga Luzi që kanë befasuar bardheblutë që tashmë kalojnë në vendin e fundit. Miqtë kanë dhënë sinjale të një takimi të luftuar fort që në nisje. Në të 3-ën Dore ekzekuton një goditje dënimi, por pret Caka. Ndërkaq, miqtë insistojnë dhe në të 16-ën Shkëmbi rrezikon, por topi kalon në korne. Pjesa e parë nuk ka gola, pavarësisht rasteve. Nigeriani Bangouara, më i miri në fushë, arrin të shënojë në të 59-ën dhe 75-ën duke vulosur kështu një fitore shumë të rëndësishme për Luzi Junaited.Shkëlqim Hasani
Tirana B-Luzi Junaited 0-2
Golat: Bangouara 59', 75'
Tirana B: Caka, Bego (Zaja 72'), E.Lala, Lamçe, Shpuza (Lika 36'), Milla, Zajimi (Rada 72'), Kurti, Kaloshi, Çangu, A.Lala. Trajner: K.Alimehmeti
Luzi Junaited: Veliu, Boriçi, Dore (Masha 78'), Insiaga, Shkëmbi, Diop, Kamberi (Xeka 55'), Meto, Patozi, Çullhaj (Masha 78'), Bangouara. Trajner: L.Lusha
Gjyqtarë: A.Kastrati, F.Thorja, K.Shamo (Shkodër)
Vëzhgues: E.Pjetrushi
Delegat: I.Lame
Përmetin e nderon një penallti
Penalltia e fituar në minutën e fundit nga braziliani Mesia dhe e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Shele u ka dhënë tri pikë të çmuara përmetarëve në sfidën ndaj Gramozit. Për 90 minuta, loja ishte e barabartë dhe u vendos nga një episod i vetëm. Miqtë kontestuan vendimin e arbitrit që akordoi penallti, por nuk ka më kthim mbrapa. Ata kanë bërë gjithçka për të marrë minimalisht një pikë, por nuk ia kanë arritur qëllimit. Sekretari i klubit vendës, Kleo Sevo, ka thënë se do synojnë maksimumin deri në fund. Roland Suli
Përmeti-Gramozi 1-0
Goli: Shele 90'(p)
Përmeti: Xhako, Këndella, Zaimi (Duro 50'), Mihali, Dori, Karalliu, Shele, Bruno, Petro, Metko (Sadikaj 70'), Sakollari (Mesia 70'). Trajner: A.Kano
Gramozi: Metko, Mete, Faslliaj, Dosantos, Kodra, Rumi (Hodo 78'), Mydini (Çarçani 80'), Gami, Maze (Lice 70'), Perrera, Lumani. Trajner: S.Rustemi
Karton i verdhë: Zaimi 40'
Gjyqtarë: E.Alliaj, S.Hajno, A.Merko (Patos)
Vëzhgues: K.Peçi (Sarandë)
Delegat: K.Zaro (Sarandë)
