e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Greqia ka shpenzuar 1 miliarde euro per blerjen e armeve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Greqia ka shpenzuar 1 miliarde euro per blerjen e armeve
Edhe pse Greqia ndodhet në një krizë të fortë ekonomike shpenzimet e saj për blerjen e armëve kanë kapur shifrën e 1 miliardë eurosh.Sipas të dhënave të publikara nga Këshilli Europian, shtetet e BE- së i kanë shitur Greqisë nga viti 2010 e deri tani armë, me vlerë 1 miliardë euro. Publikimi në portalin EUobserver.com bëhet e ditur se vendi që i ka shitur më shumë armë është Franca, e cila ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e avionëve me vlerën e 794 milionë euro. Gjithashtu kanë shitur pajisje ushtarake Holanda dhe Gjermania, me vlerë 90 milionë euro, si dhe  Spanja me vlerë 33 milionë euro. Në publikimin e titulluar “Shifrat e shitjes së armëve nga vendet e BE-së në Greqi në mes të krizës ekonomike” thuhet se arsyeja e blerjes së armatimeve është përkeqësimi i marrëdhënieve me Turqinë.