Greqi, emigrantet 'humbin' te drejta
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në një seancë me dyer të mbyllura, Këshilli i Shtetit shpalli antikushtetuese dispozitat e ligjit 3838/2010 (i njohur si "Ligji Ragousi"). Sipas kësaj dispozite, shtetasit e huaj mund të merrnin pjesë duke kandiduar dhe duke votuar në zgjedhjet vendore në Greqi. Vendimi i ri shpall se e drejta për të votuar dhe për t’u votuar është e kufizuar për qytetarët grekë Dispozitat që lehtësonin marrjen e shtetësisë greke nga emigrantët gjithashtu u shpallën antikushtetuese.
Këshilli vendosi që mënyra e marrjes së nënshtetësisë greke, sipas ligjit përkatës 3838/2010, është në konflikt me kërkesat kushtetuese. Qeveria ka përgatitur një ligj të ri me kritere më të ashpra për dhënien e nënshtetësisë greke tek të huajt. Ligji i ri do të kalojë së shpejti për votim në Parlament.