ERE kerkon gjobe 1,11% te xhiros ndaj 'CEZ Shperndarje'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Enti Rregullator i Energjisë më në fund është ‘zgjuar’ dhe ka kërkuar gjoba ndaj CEZ. Jo për çmimet dhe abuzimet financiare që akuzon opozita, por për ndërprerjet e vazhdueshme kolektive të energjisë në zona të ndryshme të vendit dhe shkelje të të drejtave të konsumatorëve.
Bordi i Komisionerëve të ERE-s po diskuton për vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë “CEZ Shpërndarje” dhe sipas News 24, kjo gjobë do të jetë 1.11 % e xhiros së CEZ-it për vitin 2011. ERE po kontrollon edhe akuzat për shpërdorime të CEZ Shpërndarje, të shumëfishuara nga opozita dhe sidomos deputeti i PS, Arben Ahmetaqj ndaj kësaj kompanie këto ditët e fundit. Me këtë rast ERE do të gjejë arsyet e e humbjeve dhe mosmbulimin e importit të energjisë nga CEZ. Drejtori juridik i ERE-s, Eduart Elezi, deklaroi se pasi të merren të gjitha të dhënat për bilancin, Enti do të vendosë për licencën e CEZ-it.
Reagon CEZ
'CEZ Shpërndarje' ka reaguar menjëherë pas diskutimit të ERE-s për gjobë në një njoftim pbr shtyp 'Cez Shpërndarje' ka sqaruar se banorët kanë bërë lidhje të paligjshme dhe nuk ka pasur ndërprerje në grup.