Greqi, edhe nje jave tjeter grevash, borxhi 20 miliarde euro
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ende një javë protestash në Greqi kundër masave shtrënguese, të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë në këmbim të ndihmave të reja prej 31,5 miliardë eurosh. Java nis sot me grevën 24-orëshe të gazetarëve, ndërsa të mërkurën do të ketë një grevë të përgjithshme 24-orëshe, të shpallur nga sindikatat, qoftë të sektorit publik, qoftë privat. Kjo do të thotë se nuk do të punohet edhe në sektorë si; shëndetësia, arsimi, bankat dhe autonomitë lokale. Në grevë do të hidhen edhe gjykatësit, të cilët do të ndërpresin seancat për 5 orë. Edhe anijet dhe tragetet do të qëndrojnë në port në shenjë proteste pas vendimit të Federatës kombëtare të Punëtorëve të Marinës.
Punonjësit e trenave urbanë do të vendosin sot mënyrën e pjesëmarrjes në grevën e përgjithshme, ndërsa metropolitania e kryeqytetit do të funksionojë gjatë gjithë ditës për të lehtësuar transportimin e atyre që duan të manifestojnë.
Ndërkohë, deficiti grek është dyfishuar në 20 miliardë euro, shkruan e përjavshmja gjermane, ‘Der Spiegel’, e cila citon një ‘rezultat fillestar’ të Trojkës (Be-Bqe-Fmn).