e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Greqi, Papandreu pranon qeverine e tranzicionit, pergenjeshtron lajmin e doreheqjes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Greqi, Papandreu pranon qeverine e tranzicionit, pergenjeshtron lajmin e doreheqjes
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, sipas burimeve të BBC-së, njoftohet për një dorëheqje të mundshme të kryeministrit grek Jorgos Papandreu. Raportohet se Papandreu do të takohet me presidentin grek Karolos Papoulios menjëherë pas takimit urgjent të kabinetit, thirrur nga vetë Papandreu. Pritet qe ai të ofrojë një qeveri koalicioni me Lukas Papademos-in. Ky i fundit është nëndrejtor i Bankës Qendrore Europiane. Qeveria greke duket se është shumë pranë shpërberjes lidhur me referendumin e planifikuar për kredinë e shpëtimit nga ana e eurozonës.

Ministri i financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, tha se ai e ka kundërshtuar planin e kryeministrit Papandreu për mbajtjen e referendumit, për marrëveshjen e arritur me liderët e eurozonës, e cila do ta shpëtonte Greqinë nga dështimi për t`i paguar borxhet. Zhvillimet më të fundit në Greqi, lidhen me miratimin e referendumit, kundër të cilit janë shprehur deputetët e Pasokut. Papandreu gjendet nën presionin e ministrave të kabinetit.

Sipas kreut të opozitës, Samaros, duhet të formohet një qeveri e re tranzicioni, që do ta çonte vendin në një zgjodhje të situatës së krijuar. Gjithashtu sipas kreut të opozitës greke, dorëheqja e Papandreut do të jepte mundësinë e krijimit të një qeverie me baza më të gjera. Ndërkohë që bëhet e ditur se Gjermania dhe Franca kanë deklaruar se nuk do të jepet asnjë cent për Greqinë, pa zbatuar paketën.Nga agjencia e lajmeve Reuters, bëhet e ditur se 30 deputetë, kanë deklaruar për formimin e një qeverie me bazë të gjerë.  Papandreu pranon qeverinë e tranzicionit, bie dakort me Samaros dhe përgënjeshtron lajmin e dorëheqjes.