Goli i pabesueshem i Zlatan Ibrahimovic (Video)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zlatan Ibrahimoviç ka qenë protagonisti absolut i miqësoreve të luajtura të mërkurën në darkë, pasi me katër golat e tij ka arritur të ndihmojë Suedinë për të marrë një sukses 4-2 ndaj Anglisë. Ndonëse miqtë kanë udhëhequr për pjesën më të madhe të ndeshjes falë golave të Uellbek dhe Kaulker, shtatlarti suedez ka shënuar 3 herë në 15 minutat e fundit të takimit, për të përmbysur rezultatin nga 1-2 në 4-2. Për më tepër, goli i tij i katërt, i shënuar me roveshatë nga 30 metra, mund të jetë një ndër golat më spektakolarë të vitit 2012.
Në takimet e tjera të skuadrave të mëdha, bie në sy fitorja e Francës në fushën e Italisë, ku Valbuena e Gomis kanë përmbysur avantazhin e El Sharauit. Ka përfunduar pa gola supersfida tjetër, ajo mes Holandës dhe Gjermanisë, ashtu si është mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja mes Arabisë Sauditë dhe Argjentinës, surpriza e kësaj mbrëmje. Golat shqiptarë të kësaj nate miqësoresh kanë qenë ato të Shaqirit në suksesin 2-1 të Zvicrës ndaj Tunizisë, të Përparim Hetemajt në fitoren 3-0 të Finlandës në Qipro dhe të Ibraimit në suksesin 3-2 të Maqedonisë ndaj Sllovenisë.