Gola si ky rralle shihen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi 19-vjeçar i U-20 të Kilit, Cristian Cuevas, ka shënuar një supergol gjatë një takimi me Brazilin. Megjithëse Brazili triumfoi 2-1 në këtë takim, gjithsesi shija e këtij goli të mrekullueshëm nuk ka për t’iu larguar lehtë. Goli u shënua në minutën e 82-të nga një goditje dënimi në largësi prej 30 metrash. 19-vjeçari Cuevas është lojtar i Çelësit, por i huazuar te ekipi kilian, Universidad de Chile.