Gol i jashtezakonshem i Rekobes (video)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ish-lojtari i Interit, Alvaro Rekoba ka shënuar një super-gol me ekipin e Nacional di Montevideo. 36-vjeçari ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë direkt nga goditja e këndit. Rekoba realizoi një gol të tillë në ndeshjen përballë Liverpulit, jo ekipit anglez por ekipit uruguaian që luan në kategorinë e parë. Uruguaiani që luajti për disa sezone me Interin, duke se ende ka nja këmbë të majtë magjike. Ky ishte goli i tretë i tij në shtatë javë kampionat.