Gjyqtaret, kunder dhunes ne Pogradec: E papranueshme
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pa u mbyllur ende mirë plagët e dhunës barbare në Laç ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini, Enea Jorgji bie viktimë e agresionit të drejtuesve dhe tifozëve të Pogradecit. E ndërsa në FSHF preferojnë të fitojmë më shumë kohë përpara se të japin një reagim zyrtar, nuk ka vonuar Shoqata e Gjyqtarëve. “Ajo që ndodhi në Pogradec është një tjetër ngjarje e rëndë në futbollin shqiptar. Është e papranueshme”, ka komentuar dje Tahir Kastrati, presidenti i kësaj Shoqate për ngjarjen e ndodhur në Pogradec, ku në përfundim të sfidës midis vendasve, të drejtuar nga Ylli Çekiçi dhe Teutës, gjyqtari Enea Jorgji u dhunua në tunelin e dhomave të zhveshjes. Tentativat për goditjen e tij nisën prej momentit kur ai po largohej nga fusha, ndërsa më pas, gjithçka u konsumua në ambientet e brendshme të stadiumit, aty ku mungonin edhe pamjet filmike.
Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë pritet të ketë sot një tjetër mbledhje me “bluzat e zeza” të futbollit, për të vendosur se cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren, vetëm një javë pas bojkotit nga “xhaketat e zeza”, pas dhunës ndaj gjyqtarit Jemini në Laç. “Unë kam folur vetë me gjyqtarin Jorgji, por edhe me delegatët dhe vëzhguesit, ku mësova se përveç të tjerave, ai ka pësuar edhe një çarje pas një goditjeje me çadër”, bëri të ditur Kastrati, i cili më pas sqaroi se në mbledhjen që pritet sot “do të diskutojmë për mënyrën si do të veprojmë dhe natyrisht që unë do të mbështes çdo vendim të arbitrave. Megjithatë, e them përsëri, që dhuna është e papranueshme”. Në fakt gjyqtari Jorgji është kontestuar shumë për një 11-metërsh të dhënë një minutë para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes Pogradeci-Teuta, e cila deri në ato momente ishte fiksuar në rezultatin 1-1. Për protagonistët të incidentit të dhunshëm, penalltia ishte inekzistente, por jo për Kastratin, konfirmon vendimin e drejtë të gjyqtarit.
“E pashë ndeshjen dhe vendimi për 11-metërsh dukej i drejtë, por pavarësisht kësaj, ne duhet të luftojmë fenomenin, pasi gjyqtarët nuk mund të dhunohen për çdo vendim të kontestueshëm, apo qoftë edhe për gabime njerëzore”, tha presidenti i Shoqatës. Ende nuk dihet se cilat do të jenë masat që do të merren nesër në mbledhjen me gjyqtarët, por Kastrati e përjashtoi një bojkot të mundshëm të ndeshjeve të kampionatit, vetëm një javë pas atij të aplikuar pak më shumë se një javë më parë për Lorenc Jeminin, që detyroi shtyrjen e ndeshjeve të të gjitha kategorive të futbollit shqiptar. “Duhet gjetur një zgjidhje për këtë problem, nga të gjithë aktorët e futbollit. Nuk mendoj që një tjetër bojkot, apo ndërprerja e kampionatit nga arbitrat, do të ishte zgjidhja më e mirë, por nevojitet bashkëpunimi i të gjitha palëve”, përfundoi Tahir Kastrati.