e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjermania mposht Ganën dhe do perballet me Angline ne raundin tjeter

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania mposht Ganën dhe do perballet me Angline ne raundin tjeter
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin, pas fitores prej 1-0 kundër Ganës, e cila gjithashtu u kualifikua per ne fazen tjeter falë golaverazhit më të mirë se Australia.

Skuadra afrikane u treguar kundërshtar i vështirë për gjermanët të cilët e paten te pa mundur te kalojne mbrojtjen ganeze. U desh nje gol nga distanca i Ozil qe Gjermania te gjente qetesine ne kete ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Gjermania kryeson Grupin D me gjashtë pikë dhe do të luajë kundër Anglisë në superduelin e 1/8 së finales.

Ndërkohë, përkundër humbjes, përfaqësuesja e Ganës kualifikohet me pikë të barabarta me Australinë, por me golaverazh më të mirë, ndërsa kundërshtar të radhës do t’i ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne ndeshjen tjeter, Australia mposht ne menyre te papritur Serbine qe shpresonte te ishte me nje kembe ne raundin tjeter. Dy gola te njepasnjeshem te Australise shuan gezimin serb qe nuk arriti te afroje me shume se nje gol ne minutat e fundit. Serbia dhe Australia jane te detyruara ta mbyllin ketu kete boteror.