e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjermani-Argjentine, historia e finales se madhe...

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermani-Argjentine, historia e finales se madhe...

Gjermani-Argjentinë, finalja e shumëpritur e “Brazili 2014” është një sfidë që ka nisur dekada më parë dhe që të dielën luan episodin e saj të tretë. Në “Maracana”, Lionel Messi dhe Thomas Muller janë gati të marrin në dorë trashëgiminë e lënë nga Diego Armando Maradona dhe Gert Muller. Finalja e Rio-s është një rekord më vete i futbollit botëror, pasi është finalja e tretë mes këtyre dy skuadrave elitare. Dy finalet e para, në vitin 1986 dhe 1990 kanë mbartur gjithçka, kartonë të verdhë e të kuq, 11-metërsha, po ashtu dhe turpërime, si dhe dëmtime serioze. Për t’u theksuar është fakti se botërorin e fundit Gjermania e ka fituar në një finale, ku përballë kanë qenë “albicelstet”.

“Itali 1990”, Finale: Gjermania 1- Argjentina 0

Gjermania Perëndimore fitoi me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Andreas Berhme, pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Kjo finale do të kujtohet për lojën agresive të skuadrës latino amerikane, pjesë e të cilës ishte dhe i madhi Diego Armando Maradona. Loja po i afrohej goditjeve të penalltive, kur në minutën e 85’ heroi i takimit Brehme’s gjeti golin që i dha gjermanëve kupën e botës për të tretën herë në historinë e tyre. Në atë ndeshje është regjistruar edhe kartoni i parë i kuq i marrë në historinë e një finale të botërori. Argjentinasi Pedro Monzon ndërhyri ashpër ndaj Jurgen Klinsmann dhe për “krimin” e tij, gjyqtari Gutavo Dezotti e përjashtoi nga loja me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87, duke shuar përfundimisht ëndrrat e latinëve për të ngritur në qiell Kupën e Botës.

Finalja Meksikë ‘86: Argjentina 3 – Gjermania 2

Një finale e nisur mes polemikave për shkak të orarit të papërshtatshëm që skuadrat zbritën në fushë,  12:00’’ të drekës, në Meksiko City. Veç kësaj dy skuadrat finaliste përgjatë atij botërori, ndryshuan 6-të hotele për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike dhe jo vetëm. Një rekord ky i thyer vetëm në vitin 2010, në Afrikën e Jugut. Fatmirësisht, skuadrat dhuruan një finale të paharrueshme. Ajo do të mbetet në memorien e të gjithëve për pesë golat e shënuar dhe kurorëzimin kampion bote të një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit global, Diego Armando Maradona. Argjentina, 15 minuta para përfundimit të lojës udhëhiqte me rezultatin 2-0 falë, Jose Luis Brown dhe Jorge Valdano. Futja në lojë e dyshes Dieter Hënes (vëllai i Uli Hënes) dhe Karl Heinz Rummenigge ndryshoi tërësisht fatin e lojës, duke e çuar rezultatin në 2-2. Por, 6-të minuta nga fundi i lojës, Maradona me shokë ndalën rimëkëmbjen Europiane. “El Pibe D’oro” mori në dorë lojën duke i dhënë një mundësi të artë Jorge Burruchaga-s, i cili nuk gaboi përball portierit kundërshtar dhe Argjentina u ngjit në fronin e mbretit të botës dhe kurora i shkoi pa asnjë mëdyshje,  Diego Armando Maradonës.

Afrika e Jugut 2010/ çerekfinale: Gjermani 4 – Argjentinë 0

Dueli Europiano-Latin i Afrikës së Jugut ishte një turpërim për argjentinasit. Lionel Messi me shokë u gjunjëzuan me rezultatin 4-0 nga Muller dhe  Klose. Gjithësesi,  shumica e protagonistëve të asaj sfide, do të jetë sërish në fushë ditën e dielë, ndoshta duke na dhururar edhe një hakmarrje. Gjermania në botërorin e Afrikës tregoi që në nisje se ishte një skuadër e frikshme, pasi mundi me rezultatin 4-1 Anglinë. Por, Argjentina me treshen e vrastare, Lionel Messi, Carlos Tevez dhe Gonzalo Higuain, kishte të gjitha mjetet e duhura për të eliminuar Gjermaninë dhe për të vijuar ajo rrugëtimin drejt finales së 2010-ës. Nuk ndodhi kështu, pasi Thomas Mullerit, i’u deshën vetëm tre minuta lojë për të vendosur diktatin e lojës me një dopietë. Në fillimin e pjesë së dytë Argjentina ngushtoi rezultatin, por Z. Mirsolav Klose dhe Arne Friedrich në 6’ minuta mbyllën çdo shpresë për kualifikimin e latinëve.

“Gjermani 2006”, çerekfinale: Gjermani 1 – Argjentinë 1

Në vitin 2006 dueli mes Argjentinës dhe Gjermanisë pas shumë mundimesh përfundoi në barazim 1-1. Klose do t’i përgjigjej goditjes me kokë të Ayalas në fillim të lojës duke bërë që penalltit të përcaktonin gjysmë finalisten e botërorit të Gjermanisë. Ironia e fatit bëri që autori i golit të argjentinasve, Ayala të gabonte njërën prej penalltive që eliminoi latinët, ndërsa penalltinë e dytë e humbi Cambiaso.

“Angli 1966”, Gjermani  0 – Argjentina 0

Pas suksesit  në ndeshjen debutuese, të dyja skuadrat u kënaqën me nga një barazim pa gola në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në botërorin e zhvilluar në Angli. Ironia e fatit bëri që në atë kampionat botëror të dyja skuadrat të eliminoheshin nga e zonja e shtëpisë, Anglia. Argjentina në çerekfinale, ndërsa Gjermania Perëndimore u mposht në finale nga skuadra që atë vit do të shpallej kampion bote.

“Suedi 1958” Gjermani 3 – Argjentina 1

Ndeshja e zhvilluar në Malmo ishte me mjaft emocione dhe surpriza. Kampionët në fuqi të botës u gjendën menjëherë në dizavantazh dhe kjo falë golit të shënuar në minutën e tretë të lojës në Omar Corbatta. Rimëkëmbja gjermane nuk vonoi. Helmut Rahn dhe Uwe Seeler ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, duke i ngrirë buzëqeshjen latinëve. Ndeshja do të kujtohet edhe për faktin se argjentinasit në atë duel u paraqitën me uniformën e skuadrës suedeze, “IKF Malmos”, pasi stafi organizues i atij botërori kishte harruar të realizonte transferimin e uniformës së Argjentinës.