Gianni De Biasi firmos kontrate ne Itali
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga të diela e ardhshme trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, do të jetë në rolin e opinionistit në emisionin "90 Minute", në televizionin italian Rai2.
Emisionin i cili do të transmetohet çdo të dielë në orën 17:10, do të drejtohet nga Enrico Testa, Paola Ferrari dhe Marco Mazzocchi.
Të ftuarit kryesorë në panelin e emisionit janë ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, trajneri aktual i Shqipërisë, Gianni De Biasi, teknikët Alberto Malesani dhe Corrado Orrico, si dhe gazetari Gianpaolo Ormezzano. Agjencia “Affaritaliani” shkruan se, prezantimi i emisionit u bë mëngjesin e sotëm në Rai.
De Biasi e sheh pjesëmarrjen e tij si një përvojë edukative. “Ndjekja e futbollit për n është një çështje angazhimi, për të qenë në gjendje për të lexuar situatat. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, atëherë mund të arrijmë t’iu a shpjegojmë edhe teleshikuesve”, shprehet trajneri aktual i Shqipërisë.
Pas firmosjes së kontratës së re, De Biasi u shpreh: “Do të jetë pak e vështirë për shkak të distancës që do të më duhet të krijoj herë pas here me udhëtimet e mia në Shqipëri, por pjesëmarrja do të jetë 100%.