e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gerrard therret Angline.

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gerrard therret Angline.
Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, ka thënë se kombëtarja e
 tij do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të fituar ndeshjen
 ndaj Gjermanisë, njëherit i dha përkrahje Wayne Rooneyt, i cili nuk
është treguar deri më tani në këtë Botëror.

"Ne kemi shumë besim për këtë sfidë, me një paraqitje të mirë që lamë
prapa ndaj Sllovenisë. Disponimi është vërtet i mirë. Ne kemi punuar shumë
 dhe jemi përgatitur shumë për këtë takim dhe do të bëjmë gjithçka që është
e nevojshme për ta fituar ndeshjen. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë dhe
 natyrisht ne duam ta fitojmë ndeshjen gjatë 90 minutave të para. Por, nëse
 na nevojiten vazhdimet apo penaltitë, atëherë ne jemi të gatshëm".

"është çështje kohe para se Rooney të shënojë në kampionat dhe shpresojmë
 që këtë ta bëjë të dielën. Unë kam besim në të se ai do të luajë mirë
ndaj Gjermanisë, ishte në formë gjatë stërvitjes. Unë kam qenë i përfshirë
në shumë ndeshje të mëdha gjatë gjithë karrierës time dhe përvoja në përgatitjen
 e këtyre ndeshjeve mund të më shërbejë. Ka shumë presion dhe është situatë e tensionuar
 për arsye se gjithçka është në lojë, por është kënaqësi. Nuk më pritet të dal në fushë
dhe t'i ndihmoj ekipit të fitojë", ka deklaruar Gerrard në konferencën për shtyp