Gëce ka kërkuar të rikthehet në Dortmund që në 2015-ën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spekulimet për të ardhmen e rezervës së luksit te Bajerni i Mynihut, Mario Gëce, shënuan kapitullin e radhës këtë të shtunë. Në numrin e djeshëm të saj, "Süddeutsche Zeitung" zbulonte prapaskenën se mesfushori i Bajernit kishte kërkuar që të rikthehej në Dortmund që në vitin 2015.
Në mesjavë, "Bild" lëshoi bombën se ish-klubi i 23-vjeçarit kishte nisur bisedimet për rikthimin e lojtarit në "Signal Iduna Park", por problemi ishte se ata nuk ofronin më tepër se 20 milionë euro për operacionin.
Por, në reagimin e tij, menaxheri i përgjithshëm i verdhezinjve, Hans-Joakim Vacke, i quajti të gjitha këto spekulime një teatër i shëmtuar, i cili niste sa herë afroheshin pushimet ndërkombëtare. "Unë nuk kam asnjë dëshirë që të bëhem pjesë e këtyre spekulimeve", deklaroi ai.