Gazetari i plagosur i 21 janarit kerkon azil politik ne Belgjike

Gazetari i plagosur i 21 janarit kerkon azil politik ne Belgjike
U tregua "kokeforte" dhe nguli kembe se plumbi qe i shpoi doren, erdhi nga Garda. Pohon se ne pikat tona kufitare, shkoi nje urdher verbal per mos ta lene te largohej. Sot ndodhet ne Belgjike, azilkerkues politik. Jemi ne Shqiperine e 2011-es. Më poshtë, rëfimi i gazetarit të njohur Fatos Mahmutaj, plagosur në 21 janar. Era e ftohte e pasdites se 3 shkurtit 2011 eshte kujtimi i fundit qe mora me vete nga Shqiperia. Trageti udhetonte ngadale diku pergjate vijes imagjinare qe ndan ujerat e Jonit me ato te Adriatikut, ndersa une shihja sesi tretej pak nga pak Vlora, Kanina, e deri te Maja e Cukes. Ky ishte edhe momenti i fundit qe shikova Shqiperine nga kici i anijes.

Pas kesaj biseda me Luanin, nje bashkeudhetar per ne Itali ku do kurohej ne nje spital, do zhvendosej ne bashin e mjetit lundrues, duke pare nga perendimi ne kerkimin me sy te tokes italiane. Luani ishte i qete. E vetmja fushe ku ai mund te fliste me kompetence dhe te me shpjegonte pafundesisht, ishin tregimet me skafe, skafiste, klandestine, trafikante e trafiqe te paligjshme.

E degjoja me vemendje ndersa hiqja ne tru paralele mes historive te Luanit dhe asaj times qe kishte nisur me pak se dy jave me pare, por qe kishte marre formen e nje lemshi qe rrotullisej e zmadhohej sa me shume kalonin ditet. Njelloj po ikja edhe une: fshehurazi, me dokumente te falsifikuara. Neper te njejtin det ku deri disa vite me pare skafistet ishin zoterit e plotpushtetshem.

Plagen e plumbit po perpiqesha ta harroja megjithese nga dita ne dite dora po me behej me e zeze, shtohej temperatura, ndersa mjeket ne QSUT me mbushen mendjen se plumbi kishte tejshkuar doren time vetem ne mish, pa me sjelle asnje demtim ne eshtra apo nerva. Grafia qe me dorezuan i vinte vulen cdo hamendesimi tjeter. Ky mendim me shtonte pak notat e optimizmit, pasi fundja plaga nuk do ishte nje shqetesim me teper.

Gjashte ditet qe pasuan plagosjen time ne protesten e 21 janarit u mbushen me ecejaket nga studiot e ABC Neës, ku bera doreheqjen nga puna per shkak te mashtrimit të tyre mbi plagosjen time, pastaj vizitat e shpeshta ne spital, ekspertiza mjeko-ligjore, deklarata ne prokurori dhe intervistat e shumta per koleget e mediave perendimore qe kishin zbarkuar ne Shqiperi.


Gjate gjithe kohes telefoni nuk pushonte nga telefonatat e miqve dhe te afermve, dhe tek tuk edhe te ndonje "dashamiri" qe me qante hallin me ndonje bisede kryekeput keqardhjeje. Mbremjen e se enjtes se dates 27 isha ftuar ne emisionin "Top-Story" ne Top-Channel. Aty deklarova edhe njehere ate qe kisha pare te ndodhte ne protestat e opozites, duke argumentuar edhe me pamje filmike momentin kur pashe te masakroheshin prej "gardistit te cmendur" jetet e pafajshme te tre personave, ndersa ne 7 te tjeret sic duket nuk e kishim pasur te shkruar te vdisnim aty. Kjo per faktin se plumbat kaluan vetem pak centimetra nga kokat tona dhe na kursyen jetet.

Dita pasuese ishte lajmeruar te ishte nje proteste paqesore ku opozita do qante viktimat. Mediat e oborrit do shkonin edhe me tej duke u publikuar edhe "te zezat" e te kaluares se dyshimte te te ndjereve, (psh: fatkeqi Ziver Veizi u paskesh denuar pasi kishte rrahur ish-bashkeshorten qe nuk e kishte lejuar te takonte femijet).

Me vinte per te qeshur kur lexoja ne shtepi artikujt e shkruar nga koleget e mi qe per hir te pages qe firmosin ne bordero (jo rrallehere edhe disa muaj me vonese), perbaltnin te vdekurit e pafajshem te nje tubimi, nga ata qe jemi mesuar te percjellim shpeshhere ne Tirane qe nga viti 1991. Gjate punes time tek nje e perditshme, ku punoja, me kujtohet qe kam publikuar nje vendim te Gjykates se Shkodres ku funksionari demokristian ne kete qytet, i ndjeri Aleks Keka ishte denuar me 50 mije leke gjobe pasi i ishin kapur ne banese kater plumba pistolete qe nuk i perkisnin armes qe ai kishte me leje.

Natyrisht qe nje vendim i tille i formes se prere pergenjeshtronte gjithcka kishte shperndare zyrtarisht me zell per mediat Policia e Shtetit nje dite me pare, qe e deklaroi si kontigjent te rrezikshem te denuar ne menyre te perseritur per trafiqe. Kurse politika e djathte ne pushtet duke mbajtur ison e kesaj e perbalti te ndjerin, pasoja te cilat tashme po i vuan familja e tij, duke zvarritur zbardhjen e dosjes. E premtja-homazh e 28 janarit ishte dite e qete per mua. Per t'i paraprire cdo aludimi politik pas asaj qe me kishte ndodhur, vendosa te futesha ne shtepi qe nga mesdita, ende pa nisur protesta, ku nepermjet televizorit ndoqa gjithcka. Paraditen e se shtunes, ndersa ecja pergjate bulevardit kryesor pashe qe ne vendin ku isha plagosur une e vrare tre te tjere, ndodhej grupi i hetimit. I pershendeta prokuroret dhe u tregova shkurtimisht ngjarjen duke ua riprodhuar skenat deridiku.

U ndame duke me premtuar se do kryenin nje eksperiment hetimor, kurse persa i perket sigurimit te deshmise time ne gjykate, funksionaret e organit te akuzes, te pranishem ne vendngjarje me pohuan shprehimisht se isht e pamundur te realizohej juridikisht kjo gje, pasi prokuroria ishte e pafuqishme te ekzekutonte urdher-ndalimet per gjashte gardistet e akuzuar.

Vetem pak dite me pare kisha qene ne prokurori ku mu desh te denoncoja tentativen e Mjekesise Ligjore per te ndryshuar menyren sesi u plagosa une. Mjaftoi vetem fakti qe une u paraqita ne prokurori qe mjekesia te mos thellonte me tej mashtrimet mbi plagosjen time.

Pas kesaj u drejtova per ne QSUT per te mjekuar plagen, ndersa duke u kthyer me telefonoi nje person, punonjes i policise se Tiranes me te cilin me kishte qelluar qe dy-tri here te isha ulur ne kafe kohet e fundit. Me insistim me kerkoi t'i rezervoja kohen per nje kafe, madje menjehere, pasi ishte shume i zene dhe nuk mund te gjente kohe tjeter.

Duke qendruar ne vendin ku e kishim lene te takoheshim, vura re qe ai zbriti nga makina me fytyre te vrazhde dhe pa e zgjatur... me vendosi pistoleten ne brinje. E mora si shaka ne fakt, dhe i thashe t'i linte lojerat, pasi aty mund te kalonte ndonje njeri qe do shihte skenen dhe do e merrte per seriozisht. "Seriozisht e kam", me tha. Instiktivisht e pyeta: "Pse?" dhe pergjigja erdhi menjehere: "Per ato qe flet lart e poshte.

Ke filluar t'i japesh si shume gojes". I gjendur papritur ne nje situate te tille, duke pare qe kercenuesi po trembej me shume sesa i kercenuari dhe tashme pistoleta ishte futur te rripi i pantallonave nga pas, e pyeta se cfare kisha folur dhe ku."E di vete ti se je djale i zgjuar. Ja andej neper ekrane dhe me prokuroret ne rruge", me tha. Mesazhin e dha. Duke u larguar nga une skermiti neper dhembe: "Ki kujdes se nuk e ke te gjate keshtu sic e ke nisur".

Nuk po e merrja vesh cfare po ndodhte, por as nuk po gjeja dot se cila ishte arsyeja qe me kishin derguar per te kercenuar nje person qe ne fakt u tremb me shume se une! Nuk e di me cfare nderi do ja kene shperblyer atij veprimin prej kamikazi. Te vetmen rruge qe kisha ato momente ishte te denoncoja ne polici apo te ikja per shtepi. Zgjodha kete te fundit pasi e dija qe denoncimi ne polici do te ishte i kote.

Deshmitare nuk kisha dhe per me teper ngjarja mund te perdorej si nje lajthitje e imja, cka me pas do te zbehte deshmine time per ngjarjen e 21 janarit. Gjate punes si gazetar kam pasur shume kercenime, qe nuk i kam marre seriozisht; kam shkruar mjaft artikuj per deshmitare te kercenuar, por nuk e kisha menduar se njelloj si personazhet e mia do te gjendesha edhe une nje dite. Ne fillimin e rruges "Mine Peza" ku banoja, hyra neper dyqane te agjencive te udhetimit per te pyetur rreth cmimeve te biletave.

Ndoshta do me duhej te udhetoja. Me teper per te kuruar doren qe me enjtej gjithnje e me teper nga dita ne dite. Pas rreth nje ore shkova ne shtepi.

Mengjesin e se henes me merr ne telefon nje miku im qe punon ne policine e Aeroportit te Rinasit. Dukej i tensionuar pasi biseden e nisi me: "Eh shyqyr qe te kapa. Po ku je more se kam dy dite qe i bie telefonit tend dhe me del nje tjeter person". Ne fakt kishte te drejte. Pak dite me pare kisha dorezuar numrin celular ne gazeten ku kisha punuar per kater vjet.

Me tha se donte te me takonte patjeter dhe e lame takimin pasi ai te mbaronte pune pasdite. U takuam ne nje kafe prane Ministrise se Arsimit ku me tha qe ne Rinas, pasditen e se shtunes ishte dhene nje urdher verbal qe une te mos lejohesha te kaloja aty. Te gjendej cfaredo arsyeje nga polici kontrollor dhe une te kthehesha pas. Pasi e falenderova mikun per informacionin qe me dha, nisa te mendoj se me kishin ndjekur nga pas qe nga momenti i kercenimit.

Momenti kur ishte dhene ky urdher perkonte saktesisht me kohen kur une pyesja per bileta ne agjencite e udhetimit. Ky person me tha gjithashtu se i njejti urdher ka mundesi te jete derguar edhe ne pikat e tjera kryesore te kalimit te kufirit.

Vendosa te ndryshoja strategji. Hapa fjale neper njerez te njohur qe po kerkoja nje pune me urgjence neper media. Madje gjate ketyre dy-tri diteve ne menyre demonstrative, neper vende publike ulesha ne kafe me disa miq te mi drejtues mediash. Nderkohe nga ana tjeter vleresova se e vetmja mundesi nga mund te ikja ishte porti i Vlores.

Nje kusheri i imi kishte udhetuar pak dite me pare me nje autobuz i cili ndiqte itinerarin Fier-Vlore-Brindizi-Milano. Ne kete menyre kisha shume favore pasi pervec korruptimit te policeve ne portin e Vlores, kalimin ma lehtesonte mjaft edhe fakti qe po udhetoja si pasagjer i nje agjencie serioze dhe shume te fuqishme. I kerkova nje te afermi tim qe jeton ne Milano te me dergonte nje garanci, mundesisht jo ne emrin e vet pasi mund t'i dilnin probleme.

Diten tjeter me erdhi garancia ne emer te nje personi te panjohur, i cili ne fakt nuk dinte asgje per kete pasi ia kishin marre fotokopjen e lejeqendrimit duke e mashtruar. Mengjesin e 3 shkurtit dola nga shtepia ne oren 06:30 te mengjesit. Ne nje rrugice prane shtepise po me priste nje taksist, mik imi me te cilin kisha folur nje dite me pare. Rreth dy ore me vone isha ne Fier te zyrat e agjencise se udhetimit. Pasi mora bileten aty, hipa ne autobuz ku qendrova rreth nje ore derisa ai u nis.

Ne mesdite ishim ne Vlore. U rreshtuam te gjithe perpara terminalit ku kryhej kontrolli, ndersa policet nisen shfletimin e pasaportave. Ndersa po prisja radhen nje djale nisi te konfliktohej me policet duke deklaruar se i kishte te gjitha dokumentet ne rregull dhe se nuk ishte hera e pare qe udhetonte jashte shtetit. Kurse polici kembengulte se vula qe ndodhej ne faksin-garanci qe paraqiti djali, duhet te ishte e njome.

Kerkesa e policit, dukej ashiqare qe ishte absurde, ndersa une po beja gati nje kartmonedhe 100 euro per t'ia future ne xhep kontrollorit nese do me dilte i njejti problem. Per me teper garancia ime ishte e falsifikuar. Iu afrova policit dhe djalit qe po konfliktoheshin dhe pasi u futa krahet te dyve, u thashe: "Djalosh, shefi eshte lodhur gjithe diten ketu. Edhe kot nuk po ja fut.

Dil aty mbrapa dhe jepi nje kafe 50 euro shefit qe edhe ky ta justifikoje te pakten se po shkel ligjin me ty". Polici e aprovoi menjehere kete duke u buzeqeshur vesh me vesh, ndersa djali i hutuar nxorri portofolin nga xhepi. Teksa po largoheshin te dy ne pjesen e mbrapme te kabinave te kontrollit, polici duke i shkelur syrin koleges qe sapo u ul te kompjuteri, i tha per mua: "Ndihmoje nje cike kete cunin tone. Se gjynah, paska edhe doren e vrare".

Policja nuk e hapi fare garancine time, por i vuri vulen pasaportes dhe une kalova matane duke falenderuar dhe komplimentuar policen. Pak sekonda me vone kaloi edhe ai djali tjeter i cili nuk po pushonte duke me falenderuar per zgjidhjen qe i dhashe.

Pas tete oreve udhetim mberritem ne Brindizi dhe me pas u nisem me autobuz drejt Milanos, qytet te cilin e arritem ne oren 10:00 te mengjesit. Pas dy ditesh aty, mbremjen e dates 5 shkurt u nisa me tren nga Milano per ne Paris ku qendrova edhe dy dite te tjera, derisa mesnaten duke u gdhire e merkura e 9 shkurtit mberrita ne Bruksel ku u paraqita ne qendren e azilkerkueseve.

Aty me derguan menjehere ne spital ku doli qe kisha tre kocka te thyera ne dore. Cuditerisht mjeket ne Tirane nuk e kishin vene re nje gje te tille. Fakti qe kishin kaluar me teper se dy jave pa u nderhyre ne plage si dhe udhetimi per me teper se nje jave, kishte bere qe te me perkeqesohej mjaft plaga. Ketu ne Bruksel mora mjekime ndersa brenda pak ditesh perfundova dokumentacionin e azilit.

Momentalisht perdor nje dokument idenfikimi qe quhet "Karta Portokalli" si dhe nje karte plastike te ngjashme me kartat e identitetit ne Shqiperi. Gjate gjithe kohes qe ndodhesha ne pritje te procedurave te azilit hap fjale sikur isha ne Stokholm. Zgjodha kete vend te larget per te mos me bezdisur njeri dhe per te qene me i sigurte.

Prej disa ditesh kam nisur studimet intensive per mesimin e gjuhes frenge si dhe ate angleze. Nga miq te mi dhe mediat informohem rregullisht mbi ecurine e hetimeve te 21 janarit, ndersa shoh nga dita ne dite sfumimin e asaj dosjeje njelloj si simotrat e saj "Gerdeci", "Kosta Trebicka", "Rruga Durres-Kukes", "Aleks Keka". Jam i bindur totalisht qe deshmia ime nuk do sjelle asnje ndryshim, pasi dosja e katandisur ne pak flete do mbyllet njelloj si te tjerat.

Ne vitin 2011, u detyrova qe te lija vendin tim permes mashtrimeve me dokumentat, une qe kaq e kaq here kam shkruar lajme per histori te ngjashme. Mesa duket, ndodhesha ne vendin dhe kohen e gabuar ate mesdite te 21 janarit, por gabimi im vertet i madh, ishte se nuk pranova ta "modifikoja" qendrimin tim mbi ate qe pashe dhe pesova. Shpesh rri e mendoj per kete kthese qe mori jeta ime, e sidomos per 14 vitet e mia te punes si gazetar neper shume media shqiptare.

Gjithe investimi im ne ate profesion eshte bere Zero, sepse nuk tregova "elasticitet politik" me plumbin qe me shpoi doren dhe me vershelleu rreze veshit, per te shpuar dy pellembe larg meje, koken e Hekuran Dedes.

*Fatos Mahmutaj është një nga të plagosurit e 21 janarit. Bashkë me kolegët Ened Janina, Elton Dono dhe Ardi Bita ai është edhe një nga katër gazetarët e goditur në 21 janar 2011.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama