Berisha: Tirana votoi blu, presim rezultatin e KQZ-se
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Tirana votoi blu, por theksoi se do të presë rezultatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mësuar emrin e fituesit për kryetarin e ri të bashkisë."Unë nuk shpall asnjë fitues, por unë dhe forca ime politike do të qëndrojmë në mënyrë të vendosur prapa cdo vote të qytetarëve. Tirana votoi blu, sepse fushata ketu u drejtua me shkallen me te larte te qytetarise, nga kandidati i Aleances per Qytetarin", tha Berisha
Sipas tij, cdo përpjekje për të cënuar të drejtën e ankimimit është goditje në zemër të sistemit. Kreu demokrat theksoi se në këto zgjedhje qytetarët mbështetën të djathtën dhe premtoi ne emër të qeverisë se reformat e ndërmarra do të vijojnë për ta kthyer Shqipërinë në një kopsht. Po ashtu kreu demokrat akuzoi kundërshtarin e tij Edi Rama se përdori fjalë të pakëndshme ndaj tij dhe koalicionit të djathtë, ndërsa ai vetë iu shmang cdo lloj etiketimi.