e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gatuzo per Barbaren: Grate, jo ne futboll

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gatuzo per Barbaren: Grate, jo ne futboll

Xhenaro Gatuzo ka bërë ndërhyrjen e tij të radhës të ashpër. Për të mirën e skuadrës së zemrës i është dashur të bëjë një tjetër faull për “të verdhë”. Edhe pse jashtë fushës, fjalët e “Ringios” që komenton startin e erës së re te Milani janë të rënda. “Më vjen shumë keq, por gratë në futboll nuk i shikoj mirë. Unë kështu e mendoj”, – tha ish- mesfushori i Milanit.


Mbi tranzicionin – Në mikrofonët e “Radio Radio”- s, 35-vjeçari analizoi gjatë mënyrën se si po bëhet rokada në kreun e shoqërisë milaneze. “Unë jam i mendimit se për një burrë si Galiani duhet që të kenë më shumë respekt. Sa i përket Barabara Berluskonit, shtoj me keqardhje se gratë nuk i shikoj shumë mirë në botën e futbollit. Më vjen keq që e them, por kjo është e vërteta”, – tha Xhenaro Gatuzo.


Mbi kampionatin – Një tjetër argument që preku ishmesfushori i Milanit ishte edhe situata aktuale në Serinë A. Për të, “Juventusi është skuadra për t’u mundur edhe pse Roma po bën gjëra të mëdha”. Veçanërisht, Gatuzos i ka bërë përshtypje grupi i ekipit torinez: “Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Udinezes u vu re qartë se ata donin të shënonin gol me çdo kusht”.


Për Lipin – Përveç forcës së grupit juventin, Gatuzos i ka bërë shumë përshtypje edhe Marçelo Lipi, trajneri që udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Botërorin e 2006-s. “Mendoj se e kanë gabim ata që thonë që trajneri duhet të zgjedhë liderin. Ky i fundit del vetë. Pastaj kur flasim për teknikë si Lipi, atëherë çdo gjë ndryshon. Ai ka qenë lider vetë”, – tha 35-vjeçari. “Mbaj mend se një herë kur ishim në kombëtare unë fola rreth 20 minuta për Milanin. Lipi në fund të konferencës për shtyp më mori me vete dhe më tha se për Milanin duhet të flisja vetëm në ‘Milanello’. Ai ishte një lider i vërtetë. Atij s’ia dilte askush”, tha ishmesfushori i Milanit.