Gashi merr stafeten e golashenuesit me te mire ne Zvicer
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, po shkëlqen në kampionatin zviceran. 26-vjeçari nga Kosova i ka dhënë fitoren e radhës skuadrës së tij, Bazelit, përball Aaraut. Bazeli fitoi 3-0, falë dy golave të shënuar radhazi nga Gashi, nga një për secilën pjesë. I pari erdhi në minutën e 17-të, ndërsa i dyti në minutën e 86-të. Pas kësaj fitoreje, Baseli udhëheq kampionatin me 35 pikë, ndjekur nga Zyrihu me tre pikë më pak.
Gashi shkon në kuotën e 9 golave, duke mbajtur stafetën e golashënuesit më të mirë të kampionatit, i cili mbylli siparin e javës së 16-të. Ky është një sinjal i fortë në drejtim të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i cili vendosi të mos e thërrasë sulmuesin shtatlartë për dy miqësoret ndaj Francës dhe Italisë, me arsyetimin se ai nuk i përshtatej skemave të tij për momentin.