e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gara për titull, ja përplasjet e rivalëve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gara për titull, ja përplasjet e rivalëve

Katër pikë diferencë mes Skënderbeut të vendit të parë dhe Partizanit të të dytit natyrisht që nuk janë shumë, duke parë edhe kalendarin që dy skuadra do të kenë në vijim.paxhinone 6-7 Partizani-Skënderbeu 2-1 Çast nga ndeshja e fazës së parë Korçarët këtë javë do të luajnë në një fushë të nxehtë si ajo e Laçit, ku nuk është e vështirë që të fitosh, sidomos në një moment të tillë kur kurbinasit janë larg Europës. Por, një ndeshje jo më pak të vështirë kanë edhe të kuqtë, që janë vënë në qendër të kritikave pas barazimit me Tërbunin.

Ata luajnë derbin me Tiranën, ku këta të fundit kërkojnë me çdo kusht një fitore për të kënaqur tifozët e zhgënjyer. Menjëherë pas derbit, Partizani shkon në Ballsh, ku trepikëshi është i vështirë për t'u marrë, ndërsa Skënderbeu luan me Teutën në shtëpi.

Ndeshja, e cila do të vendosë shumë për objektivat e dy ekipeve, do të jetë ajo e pas tri javëve, ku dy skuadrat do të luajnë përballë njëra-tjetrës në kryeqytet dhe nëse diferenca vazhdon të jetë katër pikë, atëherë rezultati i përballjes direkte do të vendosë shumë për të dyja skuadrat. Megjithatë, deri atëherë do të mbetet për t'u parë nëse dy ekipet do të fitojnë dy ndeshjet që kalendari i ka rezervuar dhe nuk janë aspak të lehta.

pa