e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Galliani: Pato kthehet shpejt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Galliani: Pato kthehet shpejt
Pas një jave pushimi për ndeshjet e kombëtareve, Adriano Galliani është gati për rinisjen e Serisë A, ku Milani i tij do të presë Atalantën ditën e shtunë. “Po stërvitemi mirë dhe jemi gati për shtatë ndeshjet që do të luajmë në 21 ditët e ardhshme”, u shpreh administratori i deleguar i kuqezinjve. Pato është gati për tu rikthyer pas dëmtimit disa ditë para fillimit të sezonit: “Po stërvitet mirë dhe rekuperimi i tij pritet shumë shpejt.” Në lidhje me trajnerin Allegri, Galliani u shpreh: “Marrëdhënia është e qetë. Në fund të fundit kam qenë unë ai që e kam dashur në stolin e Milanit.”