Gallatasarai kerkon huazimin e Shaqirit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gallatasarai duket se është vënë në gjurmët e mesfushorit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, që aktualisht luan tek Bajern Mynih. Lajmi bëhet i dituar nga ana e mediave turke, sipas të cilave, drejtuesit e Gallatasarait kanë kërkuar huazimin e Shaqirit. Kjo, duke parë faktin se ai nuk është titullar tek Bajerni dhe me ardhjen e Mario Gëtze, hapësirat e tij do të ngushtoheshin akoma edhe më shumë. Por, zërat për një kalim të mundshëm të Shaqirit në Turqi janë mohuar nga ana e vëllait të tij, Erdin Shaqiri.
“Këto nuk janë të vërteta, askush nuk ka folur me ne. Ne nuk kemi asnjë problem me Bajernin dhe jemi të lumtur. Nuk më ka telefonuar askush nga drejtuesit e Gallatasarait”, ka thënë Erdin Shaqiri, raporton Sporx.
Shaqiri u kërkua me ngulm edhe një vit më parë nga ana e Gallatasarait, para se ai të transferohej tek Bajern Mynih, ku, pavarësisht se nuk është titullar, konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen.