Futbolli si mjet i nacionalizmit ne Ballkan
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Huliganizmi, racizmi në ngjarjet sportive, nuk janë një privilegj i Ballkanit, natyrisht, edhe pse në raste të tilla si në Beograd, mediat perëndimore vazhdojnë të bëjnë jehonë, se rajoni është një "fuçi baruti" e Europës Futboll si mjet i nacionalizmit në Ballkan gjarjet sportive kanëqenë të lidhura me dhunën që nga kohërat romake. Ndoshta më shkatërruese ishin të ashtuquajturit “Trazirat Nika” që filluan në hipodromin në Kostandinopojës, e cila më vonë u bë Stambolli sotëm, në vitin 532(e.r.) dhe u mori jetën e rreth 30.000 njerëzve.
Në një mënyrë Nika ishte paraardhësi i huliganizmit modern të futbollit. Shumë incidente të dhunshme që përfshijnë ngjarjet sportive në kohën tonë janë emërtuar akte terroriste, si gjatë Olimpiadës së Mynihut në 1972, Olimpiadës Atlanta 1996 ose bombave të futbollit në Madrid gjatë 2002-it. Në dekadën e fundit ose dy dekada, ka pasur më pak terrorizëm në sport, por shumë shpërthime të huliganizmit, racizmit dhe nacionalizmit, brenda ose rreth stadiumeve të futbollit. Pas Luftës së Ftohtë, ka pasur edhe më pak rivalitete politike ndërkombëtare dhe tensione në Lojërat Olimpike, por të këqijat e tjera të kohës sonë janë "neoliberalizmi i egër" dhe komercializmi që kanë ndërhyrë në sport, duke krijuar një lloj "industrie Olimpike".
Shumë tifozë kanë dëshirë të shohin në TV braugranët e Barcelonës dhe ndeshjet e skuadrave latine me stilin amerikan. Megjithatë, çdo njeri, intrigohet, duke shkuar nëpër stadiume për të parë futbollit. Nuk shkohet aq larg sa për të rënë dakord plotësisht me fjalët e George Orëellit në një nga esenë e tij "The Sporting Spirit " e vitit 1945, në të cilën ai thotë se: "Futbolli nuk ka të bëjë me lojë të ndershme. Ai është i lidhur me urrejtje, xhelozi, mburrje, mosrespektim i të gjithë rregullave dhe i lidhur me kënaqësitë sadiste, për të treguar dhunën: me fjalë të tjera, kjo është luftë, minus të shtënat”. Megjithatë, si një qytetar i interesuar për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe vendit ku jetojnë, ballkanasit e ndaj në ankthin e madh që vjen nga kjo urrejtje.
Njerëzit gjithnjë e më shumë janë lidhur me shpërthime raciste dhe nacionaliste që ndodhin në ngjarjet sportive të disa viteve të fundit dhe madje edhe në muajt e fundit. Tifozët kroatë u dënuan për sjelljen e tyre gjatë ndeshjes së fundit kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Norvegjisë, Italisë e do të luajë në qershor të ardhshëm në një stadium të zbrazët në Split pikërisht me italianët.
Sjelljeve raciste" të tifozëve të futbollit, UEFA, iu reagoi shumë rëndë. Federata Kroate e Futbollit për koret e tifozëve që këndonin "Za dom - spremni" (Për shtëpinë [atdheun] - të gatshëm), një këngë dhe nderim nazist i Luftës së Dytë Botërore, i importuar nga shteti kuisling kroat, përgjegjës për mizoritë masive kundër serbëve, çifutëve, romëve dhe luftëtarëve kroatë antifashistë, u dënua jo pka. Gjithkush ishte i shqetësuar se diçka e keqe mund të ndodhte në ndeshjen kualifikuese të Euro 2016-ës, mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd më 14 tetor 2014. Ekipet e dy vendeve nuk kishte luajtur me njëri-tjetrin që nga viti 1967.
Kur himni kombëtar shqiptar u luajt në stadium, thirrjet serbe, "Të vrasim, vrasin shqiptarët", nga nacionalistët anti-shqiptarë dhe shishe e objekte të tjera, u hodhën në fushë, kundër lojtarëve shqiptarë. E për asnjë, kjo nuk ishte një surprizë e madhe. Liderët serbë shikuan spektaklin e shëmtuar pa lëvizur nga vendi e pa u turpëruar. Dhe pastaj droni u shfaq mbi stadiumin. Dhe ndeshja u shndërrua në një spektakël tronditës. Lojtarët shqiptarë që ishin duke u përpjekur për të kuptuar flamurin dhe për ta marrë e për ta nxjerrë jashtë fushe, por u rrahën nga turma e tifozëve që pushtoi fushën.
Loja u ndërpre dhe ekipi shqiptar u fut në dhomat e zhveshjes e nuk doli më, ndërsa breshëria e sendeve nga më të ndryshme që u hodhën në fushë e mbi në kokat e lojtarëve ishin nga më të ndryshmet. Huliganizmi dhe racizmi në ngjarjet sportive nuk janë një privilegj i Ballkanit, natyrisht, edhe pse në raste të tilla si në Beograd, mediat perëndimore vazhdojnë të bëjnë jehonë, se Ballkani është një "fuçi baruti" e Europës. Anglia nuk është vetëm djepi i futbollit, por edhe i huliganizmit, që gjithmonë hedh hije mbi sportin më popullor në botë. Pabarazia ekonomike e emigrantëve, nxit atmosferën raciste pas ndeshjeve të futbollit në Francë.
Nacionaliste dhe simbolet anti-semite që janë shfaqur edhe një herë në ngjarje të shumta sportive në Evropë. Slogane raciste dhe bërja e shenjave si majmun kur lojtarët me ngjyrë hyjnë në fushë, janë të shpeshta në fushat e futbollit në Ukrainë dhe Poloni. Pasi u njoftua se Rusia do të presë Kupën e Botës, Dr. Rafal Pankovski, një drejtues i UEFA- s në zyrën kundër racizmit në Evropë (FARE) qendër monitoruese, vuri në dukje se rusët, në rolin e tyre për të organizuar Botërorin, duhet të punojnë në minimizimin e koreve raciste, të cilat janë të shumta në stadiume, duke thënë: "Parullat naziste janë të zakonshme në shumë stadiume ruse.
Ndeshjet janë ndërprerë shpesh me për këngët raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë". Në kualifikueset për Kampionatin Evropian në Francë 2016, disa kryeqytete të Ballkanit dukeshin si një fushë beteje e vërtetë. Në 11 tetorin e kaluar, tri ditë para Beogradit ose "ngjarjes me dron", një takim në Bukuresht mes Rumanisë dhe Hungarisë u mbyll me 30 rumunë të ndaluar, pasi ata hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymuese para ndeshjes. Disa njerëz pësuar fraktura dhe dëmtime të lehta në kokë.
Në shkurt 2014, policia bullgare arrestoi më shumë se 120 njerëz, pasi qindra nacionalistë dhe huliganë futbolli u përleshën sepse lëshonin slogane raciste ndaj njëri-tjetrit. Pasi luftuan në rrugë me çdo mjet ata u përpoqën të sulmonin një xhami në Plovdiv. Në Ballkan, sjellja në një ndeshje futbolli merr më shumë ngjyrime, raciste, nacionaliste apo përplasje etnike. Mbështetësit shqiptarë, djegin flamuj maqedonas dhe anasjelltas.
Përkatësia etnike e ndan Maqedoninë aq ashpër, si ajo që ndan tifozët e saj të futbollit mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Tifozët serbë nacionalistë fyejnë tifozët boshnjakë, duke mbledhur përbrenda urrejtje të thellë etnike dhe njerëzore, ndërsa këndonin "Noz, zica, Srebrenica" (thikë, tela, Srebrenica), duke iu referuar gjenocidit të më shumë se 8000 muslimanëve të Bosnjës të vrarë në vitin 1995 nga forcat serbe. Motivi i fundit pas këtyre manifestimeve në Ballkan, megjithatë, është politika dhe manipulimi politik i sportit më tërheqës në botë.
Gjatë periudhës së shpërbërjen së ish-Jugosllavisë në fund të viteve 1980, stadiumet e futbollit u bënë vende për tensione dhe konflikte nacionaliste, sidomos në mes të tifozëve të futbollit nga Serbia dhe Kroacia. Tensionet arritën kulmin e tyre më 13 maj 1990, gjatë trazirave në Maksimir Stadiumin në Zagreb përpara një ndeshje që nuk kishte filluar kurrë mes Dinamos së Zagrebit dhe Cervena Zvezdës të Beogradit, dy ekipet kryesore kroate dhe serbe.
Shumë njerëz janë të mendimit se luftërat jugosllave në vitet 1990 ka filluar në Maksimir. Etnologu beogradas Ivan Çoloviç tha në vitet e para luftës, se tifozët e futbollit nga ish-Jugosllavia patën një lloj të trajnimi para-ushtarak në stadiume, duke deklaruar: "Së shpejti ata do të shkëmbenin flamuj e parulla për pushkët e bombat". Kohët e fundit, "incidenti me dronin", tetorin e kaluar shkaktoi anulimin e vizitës së kryeministrit shqiptar i Edi Rama në Serbi që ishte planifikuar të mbahej 10 ditë më vonë nga ndeshja, si vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Beograd pas 70 vitesh.
Shkrimtari nga Malit të Zi, Andrei Nikolaidis për ngjarjen e Beogradit shkruante: "Beogradi? Ishte vetëm një tjetër tullë që ra nga muri i nacionalizmit të vjetër Ballkanik . Por këtë herë, ai erdhi duke habitur të gjithë: jo nga errësira ideologjike mesjetare". Si një shembull i"retorikës së futbollit" lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik kërcënon shkëputjen e entitetit serb Republika Srpska nga Bosnjë-Hercegovina: "Unë bëj tifozllëk për ekipin kombëtar të Bosnjës, vetëm kur luan kundër Turqisë."Pavarësisht nga dëshirat Dodik, kualifikimi dhe pjesëmarrja e Bosnjës në Botëror u realizua, dhe të gjithë shpresojnë për pajtim në të ardhmen të popullatës boshnjake.
UEFA nuk bën dot asgjë për "luftërat e Ballkanit"
UEFA është munduar që të bëjë diçka për këtë tokë të nxehtë, por asnjë nuk beson në iniciativa të tilla që vijnë nga Evropa në juglindje të saj. Nuk janë motivet sportive, por gjithçka më thellë. Kështu, duke pasur parasysh se "neoliberalizmi ka nxjerrë më të keqen tonë," thotë Pol Verhaeghe nga “The Guardian”. - "Një sistemi ekonomik që shpërblen njerëz me tipare psikopatike të personalitetit ka ndryshuar etikën tonë dhe personalitetet tona... .
Tridhjetë vjet e neoliberalizëm, forca e tregut të lirë dhe privatizimet e kanë lënë gjurmën e tyre, si presion i pamëshirshëm për të arritur majën dhe kjo është bërë normative në shoqërinë tonë". Ose, siç Dario Brentin shkruan në “Balkanist Magazine”: “Shumë prej tifozëve të organizuar të futbollit të lidhen këto çështje të "futbollit modern": humbjen e identitetit “autentik” përmes futjes së “biznesit të madh” dhe manjatëve hije në futboll, një rritje e komercializimin dhe trajtimin i futbollit si një biznes argëtues, e trajtimin e tifozëve të futbollit si konsumatorët ose në disa raste, si armiqtë...”